Mos e pyet jetimin si ndërruan jetë prindërit e tu!
Mos e pyet prindin si ndërruan jetë fëmijët e tu!
Mos e pyet njeriun e pa punë në mesin e burrave, përse nuk punon!
Mos e pyet të varfërinë a ke nevojë për para, por ndihmoje duke mos kërkuar ai, ngase kjo është mirësi për vetën tënde pastaj edhe tek ai do gjejë ngrohtësi dhe dashamirësi!
Mos e pyet gruan e cila nuk ka fëmijë(nuk lind), a ke fëmijë!
Mos e pyet atë që ka ndonjë mangësi në fytyrë përse e ka atë, ngase
fytyra është pjesë e krenarisë!
Mos e pyet të dobëtin, ke nevojë për ushqim dhe pije? Por gostite me të mira duke mos e pyetur fare.
Mos e nënçmo shokun që të qeshin të tjerët, ngase kjo është e dhimbshme për të.
Vendose vetën në pozitën e tij, duke e jetësuar atë, pastaj mendo se çfarë flet dhe vepron.
Shumë njerëz lëndojmë duke mos i kuptuar kurrë lëndimet (dhimbjet) e tyre.
Kujdes nga fjalët dhe sjelljet e tua me të tjerët!
Unejs Murati-Daku