Malli për Xhenetin

0
809

Dëgjoje të përmalluarin Ibnul Kajim që thotë për portat e Xhenentit:

Portat e tij janë tetë siç është transmetuar, ato janë për kë ka arritur gradën e ihsanit.

Nga të gjitha portat do thirret dikush, nëse i ka plotësuar degët e imanit.

Prej tyre është Ebu Bekri, i cili është Sidik, dhe zëvendësi i atij që i zbriti Kur’ani.

Por hapja e portës nuk është e mundur,përveçse me çelës që dhëmbëza ka.

Çelësi është dëshmia e njësimit dhe sinqeritetit, vërtet që kjo është dëshmia e imanit.

E nëse je prej atyre që agjërojnë dhe falen (natën) dëgjoje çfarë thotë Ibnul Kajim:

Xheneti ka ndërtesa me tulla ari dhe argjendi, dy lloje të ndryshme janë ato.

Ndërsa kështjellat prej perlave e zeberxhedi janë, prej argjendi ose prej ari të kulluar.

Gjithashtu janë prej perlash (të mëdha) dhe rubini, në formë të përkryer është përsosur ndërtimi.
Ndërsa balta është prej misku të kulluar ose shafrani, dy hadithe të sakta janë transmetuar për to.

Toka është prej mermeri si argjend i kulluar, si një pasqyrë që shikohesh në të.
Guralecat në të janë perla të ndryshme edhe rubin,të shpërndara siç mund të radhiten gurët e çmuar.

Dheu i Xhenetit është prej shafrani ose prej miskut, që prej drerëve ka dalë e është marrë.
Dhomat e Xhenetit në hapësirë qëndrojnë, si brenda e jashtë në to shikon njësoj.

Banorët e tyre janë ata që natën fallen e agjërojnë, që fjalë të mira flasin dhe bamirësa janë.
Robi në Xhenet një çadër prej perle të hapur do ketë, e cila është krijim i Rrahmanit.

Ajo do të jetë gjashtëdhjet milje e lartë,gratë më të bukura gjenden në çdo anë të saj.
Besimtari shkon tek të gjitha ato një e nga një,njëra–tjetrën nuk e shohin si shkak i vendit të madh.

Në të ka dhoma të veçanta që dyert prej ari kanë, edhe nga margaritari të zbukurara me koral.
Këto çadra në kopshte janë vendosur, si dhe buzë lumenjve që rrjedhin papushim.

Në çadra ndodhen hyri të cilat nëse diellin e hënën kanë përball, ke për të thënë se është bërë eklipsi i tyre.
Sa e sa plagë në zemër për këto çadra ka,në zemra për to ka vërtet shumë mall.

Në to ka hyri të turpshme e në sjellje të mira janë,të bukura shumë sa të ngjashme s’kanë.
Të mira në sjelljet e tyre dhe në fytyra të bukura janë, bukuria dhe mirësia tek ato të përputhura janë.

Ibnul Kajim el Xheuzije

Subscribe