Janë dy lloje të sëmundjes së zemrës: një lloj janë sëmundjet prej cilave ai që i ka nuk provon dhembje për atë që e ka atë sëmundje, e që është lloji më i përhapur i sëmundjeve. Të tilla janë: sëmundja e paditurisë, sëmundja e animit nga gjërat e paqarta, sëmundja e dyshimit dhe sëmundja e pasionit. Ky lloj i sëmundjes është më i dhembshëm, por për shkak të prishjes së zemrës si dhe për shkak të asaj që dehja me padituri qëndron në mes zemrës dhe ndjenjës për dhembje, njeriu nuk ndjen dhembje. Ngase sikur të mos ishte kështu, njeriu do të ndjenjte dhembje dhe do të përpiqej ta eliminojë duke bërë diç që është në kundërshtim me atë që e shkakton. Ky lloj i sëmundjes është më i rrezikshmi dhe më i rëndi. Ilaçin për këtë sëmundje e njohin të dërguarit dhe ata që i pasojnë; ata janë mjekë për këtë sëmundje.
Në llojin e dytë hyjnë sëmundjet për të cilat njeriu ndjen dhembje. Sëmundje të tilla janë: brenga, malli, vuajtja, pikëllimi dhe zemërimi. Ato eliminohen me ilaçe natyrore, ashtu që eliminohen shkaqet e tyre ose forcohet ajo që është e kundërt me këto shkaqe dhe që largon mundësinë e ekzistimit të tyre. Në këtë aspekt marrim shembull se si zemra e ndjen dhembjen për atë për çka edhe trupi: ajo vuan për shkaqe të njejta për të cilat vuan edhe trupi. Gjithashtu edhe trupi shpesh ndjen dhembje për shkak të dhembjes që e ndjen zemra dhe vuan nga ajo nga çka vuan edhe zemra.
Sëmundjet e zemrës që shërohen në mënyrë natyrore bëjnë pjesë në kategorinë e sëmundjeve trupore të cilat nuk shkaktojnë vuajtje dhe dhembje pas vdekjes. Nga ana tjetër, sëmundjet e zemrës që eliminohen vetëm me ilaçe të fesë janë ato që shkaktojnë dhembje dhe vuajtje të përhershme nëse nuk shërohen me ilaçe të cilët largojnë këto sëmundje. Nëse njeriu përdor ilaçet e tilla, do të fitojë shëndet. Prandaj për njeriun thuhet: E shëroi zemërimin e vet, edhe atë atëherë kur ndodhë t’i hakmerret armikut i cili e ka mposhtur dhe i ka shkaktuar dhembje, atëherë zemra e tij është shëruar. Lavdiploti këtë e ka thënë:
“Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi zgjidh çështjet.” (Et-Tevbe, 14-15.)
Ai besimtarëve u ka urdhëruar të luftojnë kundër armiqve të tyre dhe u ka treguar se në këtë ka gjashtë gjëra të dobishme.
Brenga i shkakton dhembje zemrës; zemra në atë rast shërohet ashtu që shërohet brenga. Nëse zemra shërohet me diç që është e drejtë dhe e vërtetë, atëherë do të shërohet, por nëse shërohet me diç që është e padrejtë dhe e pavlerë, ajo do të sëmuret në atë masë sa njeriu do ta shërojë, për shembull kur dikush sëmundjen e dashurisë e shëron ashtu që kryen vepër amorale me personin e dashur.
Kjo do ta shtonte edhe më sëmundjen e tij dhe do të shkaktonte sëmundje të tjera që janë më të rënda se sëmundja e dashurisë, për çka, nëse do Zoti, do të bëhet fjalë në vazhdim. Dobësia, brenga dhe vuajtja janë gjithashtu sëmundje të zemrës dhe shërohen me atë që është e kundërt: gëzim dhe kënaqësi. Nëse kjo bëhet në mënyrë të mirë, zemra do të shërohet dhe shëndoshet; mirëpo nëse kjo bëhet në mënyrë jo të mirë, sëmundja do të marrë formë tjetër do të fshehet dhe do të pasojnë sëmundje më të rënda dhe më të rrezikshme.
Padituria gjithashtu është sëmundje nga e cila lëngon zemra. Disa këtë sëmundje e shërojnë me dituri nga e cila nuk ka dobi, duke supozuar se do të shërohet nga kjo sëmundje falë diturisë së tillë. Mirëpo, e vërteta është se kjo e bën zemrën edhe më të sëmurë. Madje, zemra pushtohet me këtë dituri në vend se të hulumtojë dhembjen e cila fshehet në të. Shkaktar i kësaj është ajo që zemra nuk njeh dituri e cila është e dobishme, e që pëmdryshe është kusht për të qenë e shëndoshë. Disa kanë dhënë mendimin e tyre për një gjë, andaj ai që kishte pyetur kishte përjetuar shkatërrim; për ta Pejgamberi, alejhi selam ka thene:
“Ata e kanë vrarë, Allahu i vraftë! Përse nuk kanë pyetur nëse nuk kanë ditur?! Ilaçi i vetëm për dobësi është të pyetet.”
Në realitet Pejgamberi, alejhi selam, paditurinë e ka quajtur sëmundje dhe ka thënë se ilaç për këtë sëmundje është ta pyesësh ate që din.
Zemra e atij që dyshon në diç gjithashtu ndjen dhembje përderisa të mos fitojë dituri /njohuri të besueshme. Pasi që dhembja e tillë e shton temperaturën në trupin e njeriut për ate që arrin dituri të besueshme thuhet saluxha sadrahi (i është freskuar zemra) ose hasale lehu berdul-jekin (e ka arritur argëtimin nga besueshmëria). Në kërkimin e Rrugës së drejtë zemra shtrëngohet nga padituria dhe mashtrimi ndërsa hapet falë udhëzimit dhe diturisë. Lavdiploti thotë:
“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata qënuk besojnë.” (El-En’am, 125.)
Mbi sëmundjen e cila pasqyrohet në ndryshkjen e zemrës, për shkaqet e saj dhe për atë me çka shërohet do të bëhet fjalë, nëse do Zoti, në vazhdim.
Thënë shkurt, ekzistojnë sëmundje të zemrës të cilat shërohen në mënyrë të natyrshme dhe ato që shërohen vetëm me ilaçet e fesë.
Zemra ka jetë dhe vdekje, sëmundje dhe shërim, edhe atë në mënyrë më serioze se vetë trupi.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “KURTHET E SHEJTANIT”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.
xhamiambret.com