Kur bashkohen namazet dhe kur shkurtohen?

0
235

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Shkurtimi i namazit nuk ka ndonjë arsye tjetër pos një arsye dhe ajo është udhëtimi. Kurdo që njeriu është udhëtar, ai e shkurton namazin pavarësisht se a zgjat qëndrimi apo është i shkurt ai qendtim. Mirëpo në qoftë së falet me imam e plotëson, pra obligohet plotësimi i namazit ndaj tij. Në qoftë së është në vend të vetin, obligohet të falët me xhemat dhe e plotëson namazin.

Sa i përket bashkimit të namazit, shkak i kësaj është vështirësia. Kurdo që ka vështirësi, i lejohet bashkimi, për çfarëdo shkaku prej shkaqeve. Saqë dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: Lejohet bashkimi i namazeve për shtatzënën nëse e ka vështir ta fal secilin namaz në kohën e vet. Po ashtu, lejohet për gjidhënësen nëse foshnja e urinon dhe ka vështirësi në pastrimin e rrobave të veta për secilin namaz, dhe të ngjashme me këto.
Me një fjalë, bashkimi i namazeve ka një arsye, e, ajo është vështirësia, dhe ka shumë shembuj.

Kurse, shkurtimi i namazit nuk lejohet veçse në udhëtim! Sikur të pohonim se një njeri është i sëmur në spital, atij i lejohet bashkimi i namazit nëse ka vështirësi në faljen e secilit namaz në kohën e vet, por nuk i shkurton sepse ai është në vendin e vet. Sikur të ishte në spital, në ndonjë vend tjetër, do t’i lejohej bashkimi dhe shkurtimi i namazit, sepse konsiderohet udhëtarë, po!

(Nurun Ala Dërb 372)
Përktheu: B.Gjelaj