22 keshilla të dobishme për një jetë të lumtur”.

0
2463

1) Besimi në Allahun e Madhërishëm dhe kryerja e veprave të mira: Besimi do t’ju çojë për në durim, lumturi dhe kënaqësi me atë që ka caktuar Allahu.

2) Bamirësia tek krijesat me thënie dhe veprime; mirësia sjell të mirën dhe e largon të keqen.

3) Angazhimi i (vetes) me vepra të mira dhe dituri të dobishme, e largon zemrën duke menduar për atë që e shqetëson.

4) Angazhimi i mendjes për punën e ditës: prandaj mos u pikëllo për atë që ka kaluar, as mos u shqetësoni për të ardhmen, sepse me të vërtetë Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, kërkonte strehim tek Allahu nga brengat dhe trishtimet.

5) Shpeshimi i përmendjes së Allahut: Përmendja e Allahut sjell kënaqësi dhe qetësi për zemrën.

6) Numërimi i mirësive të dukshme dhe të fshehta të Allahut; sepse ajo sjell mirënjohje dhe largon pikëllimin.

7) Shikimi i atij që është më ulët se ju në mirësi; Kjo të drejton ty të falënderosh Allahun për ato të mira që ke dhe të largon pikëllimin dhe zemërimin.Harrimi i së kaluarës; sepse nuk jeni në gjendje ta riktheni të kaluarën dhe të angazhuarit me të është e kotë dhe çmenduri.

9) Lutja ndaj Allahut; Të lutet që Allahu tija ndreqë fenë e tij dhe çështjen e botës tjetër – ashtu siç përmendet në hadithe.

10) Të jesh i përgatitur edhe për caktimin të keqes, sepse kur ndodh e keqja, e zvogëlon ndikimin e efektit saj.

11) Të mos i ushqejë iluzionet dhe imagjinatat, sepse iluzionet prodhojnë mendime të këqija dhe ju bëjnë të supozoni negativisht, dhe kjo krijon depresion dhe sëmundje.

12) Të kesh besim tek Allahu dhe zemra të mbështetet vetëm tek Ai; “ E Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton Atij.” (Et Talak.3)

13) Pranimi i të metave nga të tjerët dhe durimi ndaj dëmeve të tyre; çdo person ka mangësi, ose gjëra që nuk na pëlqejnë, kështu që shikoni dhe anën e tyre pozitive dhe jo negative.

14) Mos u merr me çështje të parëndësishme; ashtu siç i përballojmë dhe përballeni me fatkeqësitë e mëdha, atëherë është më e drejtë për të mos me u marrë dhe të shqetësoheni për çështje të kota.

15) Jeta është e shkurtër; jeta vërtetë është e shkurtër me lumturi dhe kënaqësi, ndaj mos e shkurtoni atë dhe më shumë me depresion dhe pakënaqësi.

16) Shumë nga mërzitjet dhe shqetësimet nuk kanë realitet, sepse shumica e gjërave për të cilat shqetësoheni nuk kanë ndodhur, kështu që mos lejoni që mundësitë e dobëta ti kapërcejnë mundësitë e forta.

17) Mos u shqetësoni për atë që thonë njerëzit; sepse dëmet e njerëzve janë mbi veten e tyre, por nëse je i zënë me ta, atëherë do të dëmtosh veten ashtu siç po i bëjnë ata vetes.

18) Jeta juaj ndjek mendimet tuaja; kështu që nëse mendimet tuaja janë të dobishme për fenë tuaj ose për punët tuaja të kësaj bote, atëherë jeta juaj do të jetë e lumtur dhe e kënaqur, përndryshe do të ndodhë e kundërta.

19) Mos prit mirënjohje nga njerëzit; nëse u bën mirë atyre që kanë të drejtë mbi ty ose atyre që nuk kanë të drejtë mbi ty, atëherë kjo është një marrëveshje mes teje dhe Allahut, prandaj mos u shqetëso për mungesën e mirënjohjes së tyre ndaj teje.

20) Merru me atë që të sjell dobi; sepse punët e dëmshme shkaktojnë pikëllim dhe mërzitje, prandaj ndihmojeni veten me vepra të dobishme.

21) Përpiquni t’i përfundoni punët tuaja në kohën e vet, sepse punët e vonuara do të mblidhen mbi ju me punët tuaja të ardhshme dhe do të jeni të preokupuar me to.

22) Jepi prioritet gjërave, filloni nga më e rëndësishmja, pastaj zgjidhni atë për të cilën jeni më të prirur, në mënyrë që të mos bini në lodhje ose mërzi, dhe kërkoni këshillë sepse nuk do të pendoheni për këshillimin.

Përmbledhje e librit: “Mjetet e dobishme për një jetë të lumtur”.
– Autori: Abdurrahman Ibn Naasir Es Sa’di

Përshtati: Hoxhë Muhamed Estrefi.