Fjalët e fundit të Ebu Bekrit përpara se të largohej nga kjo botë.

0
454

Kur ishte Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, në agoninë e vdekjes, tha:

“Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.”

Dhe i tha Aishes: “Shikoji këto dy copa rrobash të miat, pastroji të dyja dhe më vendos në to kur të vdes (bëji qefin për mua), sepse i gjalli ka më shumë nevojë për rroba të reja sesa i vdekuri.”

Para se të dilte nga kjo botë, e porositi Omerin, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke i thënë:

“Unë po të këshilloj me një këshillë, nëse ti e pranon atë nga unë.
Vërtet në mbrëmje Allahu ka një të drejtë dhe nuk e pranon atë ditën dhe ka një të drejtë ditën, që nuk e pranon natën.
Ai nuk e pranon nafilen derisa nuk e ke kryer obligimin (farzin).
Vërtet u janë bërë të frytshme veprat atyre që janë peshuar në ahiret duke pasuar të vërtetën në këtë botë.
Është reale që peshorja të bëhet e rëndë (me peshë) prej tyre.
Por u janë pakësuar veprat në peshore Ditën e Gjykimit atyre që kanë pasuar të pavërtetën dhe u janë pakësuar edhe në këtë botë.
Është e drejtë e peshores që të pavërtetën ta bëjë të lehtë (pa peshë).”

Subscribe