Cilat jane gjynahet me te rrezikshme te zemres?

0
111

CILAT JANË GJYNAHET MË TË RREZIKSHME TË ZEMRËS?

Gjynahet më të rrezikshme të zemrës janë:

1. Mendjemadhësia, ku të cilën ka shumë ajete që tregon dhe paralajmëron për mendjemadhësinë dhe kërcënimin me ndëshkim.
Dhe në hadithin sahih thotë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:”Nuk do të hyjë në xhenet ai njeri që ka sa një grimcë mendjemadhësi.”

2. Pastaj, zilia, të cilën ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:”Zilia i hanë punët e mira ashtu sikurse zjarri që i hanë drunjt e thata.”

3. Pastaj, urrejtja të cilën ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
Urrejtja/inati është sikurse thika, nuk po them që ajo i pren flokët, por ajo e pret fenë.
Kështu mund ti numërojmë edhe shumë gjynahe tjera të zemrës që janë të rrezikshme siç janë:
“Ndjekja e tekeve, dhe kënaqësive, dashuria ndaj dynjasë, vetëpëlqimi, mashtrimi, shtrirja etj.
Allahu na ruajt nga këto gjynahe të rrezikshme dhe na i pastroftë zemrat tona nga kjo.
Amin
Suad Shabani

Subscribe