8 mirësitë e Kuranit fisnik

0
1254

Mirësitë e Kuranit Fisnik janë të shumta dhe dobitë e tij janë të çmuara.
Ai është plot me mirësi të kësaj jete e të jetës tjetër. Për këtë arsye, Allahu (xh.sh.) e ka emërtuar dhe cilësuar me shumë emra dhe cilësi të larta e madhështore. Këto mirësi dhe dobi të shumta janë shenja që tregojnë se Kurani është i begatë. Më poshtë do të përmendim mirësitë më kryesore të Kuranit Fisnik.

1-Kurani është fjala e Allahut, e zbritur prej Tij
Allahu i Madhëruar thotë: “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje atë, në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin).” Et Teube; 6.

Ajetet që tregojnë se Kurani është libër i zbritur prej Allahut janë të shumta, disa prej tyre ne i kemi përmendur më sipër.

2- Ai është i vërtetë, ka sjellë të vërtetën dhe bën thirrje drej saj.
Allahu i Madhëmar thotë: “Thuaj: O ju njerëz! Juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr te shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roja juaj!” Junus; 108.

“Ne me të vërtetën e zbritëm atë (Kuranin) dhe ai me vërtetën ka zbritur”El Isra; 105.

“Ai është një libër ngadhenjyes (i pashoq). Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.” Fusilet; 42.

3- Ai dallon të vërtetën nga e pavërteta dhe të lejuarën nga e palejuara.
Allahu (xh.sh.) thotë: “(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetes nga gënjeshtra)” El Bekare 185

” Ai, që ia shpalli Furkanin (Kuranin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhamedit) për të qenë paralajmërues për të gjithë njerëzinë, është i Madhëruar.” El Furkan 1

4- Ai është udhëzim për të arritur çdo të mirë dhe udhëzues për në lumturinë e të dy botëve.
Allahu (xh.sh.) thotë: “Është (Allahu) Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë për ta bërë që të mbizotërojë mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë.” Et Teube; 33.

“Ky (Kurani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit” Ellmran; 138.

“Thuaj: “Kush është armik i Xhibrilit (është armik i Allahut), që me urdhërin e Allahut e zbriti Kuranin në zemrën tënde i cili është vërtetues i asaj që ishte më parë, udhërrëfyes dhe përgëzues për besimtarët. “El Bekare; 97.

Allahu i Madhëruar, duke na treguar për xhindët thotë: “Thuaj: “Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kuran që të mahnit, që udhëzon në të vërtetën, prandaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë. Kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd.” El Xhin; 1-2.

Fahrudin Raziu që njihet si një ndër personat, të cilët janë marrë më shumë me degën e kelamit, në lidhje me fjalën e Allahut: “Edhe ky (Kuran) është libër i begatë, të cilin e kemi zbritur Ne” El Enam; 92.

5- Kurani përmban sqarim dhe shkoqitje ndaj çdo gjëje që i nevojitet njeriut, për këtë jetë dhe për jetën tjetër.

Allahu (xh.sh.) thotë: “Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send” En Nahl; 89.

“Ne kemi shpallur argumente të qarta, e Allahu vë në rrugën të drejtë atë që do” En Nur; 46

“Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kuranin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë.” El Araf; 52.

Kurani Fisnik na njeh me Allahun e Madhërishëm, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Ai na sqaron çështjet e besimit islam, dispozitat e adhurimeve dhe të marrëdhënive midis njerëzve, moralin, çështjet sociale e ekonomike. Ai na sqaron çdo gjë në lidhje me nevojat e njerëzimit në çdo kohë e në çdo vend. Gjithashtu, ai na sqaron dispozitat që kanë të bëjnë me rikthimin, ringjalljen, tubimin, llogarinë, shpërblimin, ndëshkimin e të tjera.

6- Kurani Fisnik është mëshirë e Allahut për robërit e Vet Allahu (xh.sh.) thotë: “Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kurani), ju erdhi udhëzim dhe mëshirë” El Enam; 157.

Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kuranin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë” El Araf; 52.

“Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur. Ato janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë.”Lukman; 3.

7- Kurani është dritë që ndriçon të gjitha errësirat dhe qartësim i çdo realiteti.
Allahu (xh.sh.) thotë: “O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë” En Nisa; 174.

“Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu vë me të (Kuranin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij, dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë, dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” El Maide; 15-16.

8- Ai i përgëzon besimtarët me të mirat e kësaj jete e të jetës tjetër dhe i tërheq vërejtjen mosbesimtarëve dhe kundërshtarëve nga ndëshkimi.
Allahu (xh.sh.) thotë: “Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh. Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë” El Isra; 9-10.

“Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t’i tërheqësh vërejtjen një populli kryeneç “.Merjem; 97.

“Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kuran arabisht për një popull që di ta kuptojë. Ai është përgëzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinën, prandaj ata nuk dëgjojnë” Fusilet; 4.

“Ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’ia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan dhe është përgëzues për besimtarët.” El Ahkaf; 12.

KERKIMI I BEGATISE
NASIR IBN MUHAMED EL XHEDI

Subscribe