Xheneti vendi i njerezve me te mire

0
413

Thotë i Lartësuari:

“Me të vërtetë ata të cilët besuan dhe bën vepra të mira për ta ka Xhenetet e Kënaqësisë.” (Lukman,)

Xhennet – ky emër gjithashtu është gjithpërfshirës për të gjitha Xhenetet dhe për të gjitha llojet e mirësive që gjenden në to, siç janë ushqimet, pijet, veshjet, pejsazhet, parfumeve të mira, pamjet e kënaqshme, banesat e gjera, si dhe kënaqësi të tjera, qofshin të dukshme apo të padukshme.

[Marrë nga libri “Hadiul-Eruah Ila Biladil-Efrah” i Ibn Kajim el Xheuzije, fq.92]

Kuptimi i Fjalës së Allahut:

“Me të vërtetë të devotshmit janë në el Mekam el Emin (një vend të sigurtë).”

Ka thënë Allahu i Lartësuar: “Me të vërtetë të devotshmit janë në el Mekam el Emin (një vend të sigurtë).” [Dukhan, 51]

El Mekam: është vendi i qëndrimit, kurse El Emin: është siguria nga çdo gjë e keqe dhe e urryer ky vend ka përmbledhur të gjitha cilësitë e sigurisë. Ai është i siguruar nga zhdukja, prishja dhe nga çdo lloj shqetësimi. Kurse banorët e atij vendi janë të siguruar nga dalja prej tij, nga skamja dhe trishtimi. Këtë e vërteton dhe fjala e Allahut “Beledul Emin (qytet i sigurtë).” [Tin, 3]. Qytet, në të cilin janë të siguruar banorët e tij nga frika që kanë njerëzit e tjerë jashtë tij.

Medito si e ka përmendur i Përsosuri nga çdo e metë fjalën “siguri” në Fjalën e të Lartësuarit:
“Me të vërtetë të devotshmit janë në el Mekam el Emin (një vend të sigurtë).”

Dhe në Fjalën e të Lartësuarit: “Thirren në të për çdo frut të sigurtë.” (Dukhan, 55)

– ka bashkuar mes sigurisë së vendit dhe sigurisë së ushqimit. Ata nuk frikësohen nga mbarimi i frutave dhe as se mos u sjellin ndonjë pasojë a dëm nga konsumimi i tyre dhe nga jashtqitja. Gjithashtu, ata janë të siguruar nga vdekja sepse ajo nuk u vjen kurrë.

[Marrë nga libri “Hadiul Eruah Ila Biladil Efrah” i Ibn Kajim El Xheuzijeh, fq.93]

xhamiambret.com

Subscribe