Surja e “Zumer'” është sure mekije e cila përfshin të tri bazat e fesë:

0
232
Surja e “Zumer'” është sure mekije e cila përfshin të tri bazat e fesë:
1. Teuhidin me të tri llojet e tij.
2. Profetësinë.
3. Ringjalljen.
Baza e parë: Teuhidi. Përsa i përket teuhidit të adhurimit ai gjendet në fillim të saj te fjala e Allahut të Madhëruar: “Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!” ajeti 2, deri tek fjala e Tij: “Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.” ajeti 3.
“Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë.” ajeti 11, deri tek fjala e Tij “kurse ju adhuroni kë të doni në vend të Tij!” ajeti 15…
Teuhidi er-rrububijeh gjendet tek fjala e Allahut të Madhëruat: “Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën për të shpallur të Vërtetën. Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën në natë…” ajeti 5.
“A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli dhe e bën atë të burojë nga toka?” deri tek fjala e Tij: “Me të vërtetë, në të gjitha këto ka këshilla për ata që janë të mençur.” ajeti 21.
“Thuaj: “O Zoti im, Krijues i qiejve dhe i Tokës.” ajeti 46…
Teuhidi esmau ues-sifat (emrave dhe atributeve) gjendet në fillim të sures tek fjala e Tij: “Ky Libër është shpallur nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm!” ajeti 1, deri tek fjala e Tij “Ai është i Plotfuqishëm dhe Falës i Madh!” ajeti 5…
Baza e dytë: Profetësia. Përsa i përket përmendjes së profetësisë ajo gjendet në fillim të sures tek fjala e Tij: “Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën.” ajeti 2.
“Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin).” ajeti 23.
“Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën për të udhëzuar njerëzit.” ajeti 41…
Baza e tretë: Ringjallja dhe argumentet për të. Allahu e ka përmendur në fillim të sures tek fjala e Tij “Ai ju krijoi prej një njeriu të vetëm” deri tek fjala e Tij “Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë, sepse Ai e di vërtet se ç’keni në zemrat tuaja.” ajeti 7.
“Thuaj: “Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë”!” ajeti 15, deri tek fjala e Tij “Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet.” ajeti 20…
Ajo që vihet re tek këto ajete është ndërthurja e tri bazave, saqë në një ajet të vet gjen të përmenden të tria dhe të tri llojet e teuhidit.
Tefsiri i sures “Ez-Zumer”
Shejh Abdurrahman El-Berrak (Allahu e ruajttë!)
Unejs Sheme
Subscribe