1. Shqiptimi i nijetit me zë gjatë marjes së abdesit: Ky veprim është në kundërshtim me Sunetin e Profetit ﷺ.
Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Profeti nuk e shqiptonte me zë në fillim të abdesit frazën ‘Po bëj nijet për të larguar papastërtinë’ apo ‘për të më mundësuar faljen’, këtë nuk e vepronte asnjëherë, as ai vetë, as ndonjë nga shokët e tij. Nuk është transmetuar prej tij asnjë shkronjë në këtë drejtim, as me zinxhir të saktë, as të dobët.”
– Një tjetër veprim në kundërshtim me Sunetin: Lutja gjatë larjes së pjesëve të trupit në abdes, siç bëjnë disa kur lajnë dorën e djathtë e thonë: “O Allah, ma jep librin tim në dorën time të djathtë”, ose kur lajnë fytyrën dhe thonë: “O Allah, zbardhe fytyrën time atë ditë kur zbardhen fytyrat”, e të ngjashme.
Imam Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk është vërtetuar që ai (Profeti) të ketë thënë ndonjë gjë gjatë marrjes së abdesit, përveç bismilahit. Të gjitha hadithet që flasin për dhikre të tjera gjatë abdesit janë të sajuara dhe të shpikura. Profeti ﷺ nuk ka thënë asgjë nga ato, nuk ia ka mësuar umetit të tij dhe nuk është vërtetuar prej tij veçse: bismilahi në fillim dhe kjo lutje në fund: أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شرك له وأشهد أن محمداً عبده ورسوله اللهم اجعلني من التوابين واجعلني من المتطهرين
“Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i vetëm dhe pa ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. O Allah, më bëj nga ata që pendohen dhe më bëj nga ata që pastrohen.”
Në një hadith tjetër që transmeton Nesaiu, thuhet se pas abdesit thuhet gjithashtu:
سبحانك اللهم وبحمدك أشهد أن لا إله إلا أنت أستغفرك وأتوب إليك . .
“Subhaneke Allahumme ve bihamdik, eshhedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ve etubu ilejk”
(“I Lartësuar je Ti, o Allah, dhe lavdërimi është për Ty; dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë veç Teje; kërkoj falje dhe pendohem te Ti.”)

Fatjon Isufi