Prishja e punëve të mira nga gjynahe që nuk janë shirk.✍️
■ Dihet se punët e mira prishen nga shirku, por punët e mira mund të prishen edhe nga gjynahe që nuk janë kufr dhe shirk.
Profeti alejhi selam tregon:
《Një burrë tha: Pasha Allahun! Nuk do ta falë Allahu filanin!
Atëherë Allahu i Madhëruar tha: Kush është ai i cili do të dalë mbi mua duke u betuar se nuk do ta fal filanin?! Unë e kam falur atë dhe ta kam fshirë punën tënde.》
E transmeton Muslimi.
Në një version tjetër të hadithit ka një shtesë me të njëjtin kuptim ku thuhet:
《Allahu i shpalli Profetit të Tij se kjo gjë është mëkat (i madh) prandaj le t’i rifillojë punët.》
E transmeton Taberani dhe e saktëson Shejh Albani.
Ndërsa për një rast tjetër betimi, Profeti -alejhi selam- ka njoftuar se Allahu i madhëruar i ka thënë atij që është betuar në emër të Tij:
《A mos e di ti se ç’bëj unë? A mos atë që është e imja, e ke ti në dorë?! Çojeni atë në Zjarr!》
E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe e saktëson Shejh Albani.
Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- thotë:
“Këtu ka argument të qartë se betimi për dikë se nuk ka për ta falur Allahu, i prish punët siç i prish mohimi (kufri)”
Shih librin Es-Silsileh Es-Sahiha.
■Prishja e punëve të mira me gjynahe që nuk janë shirk është njoftuar edhe për gjynahe të tjera si:
➖Lënia e namazit të Ikindisë,
➖Ngritja e zërit para Profetit -alejhi selam-,
➖Shkelja fshehurazi e kufijve të Allahut,
➖Zullumi i njerëzve etj.
Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thotë:
“Punët e këqija të cilat i prishin punët e mira janë aq shumë sa s’numërohen. Nuk është qëllimi si të punojmë por qëllimi është si ta ruajmë punën nga prishja…. Shumica e njerëzve nuk i dinë të këqija të cilat ua prishin atyre të mirat”.
Shih librin “El-Uabil Es-Sajjib”
Dr. Abdullah Nabolli