Njerezit jane ne tri kategori:
Ebu Zur’ah shenon: Me ka treguar Ahmed bin Asim el Hakijm duke me thene: “Njerezit jane ne tri kategori:
1- Te natyrshem, triumfues, ketu perfshihen besimtaret, te cilet kur shkujdesen, kujtohen dhe kthehen.
2- Te natyrshem, por te mundur (mposhtur). Kur u tregohet rruga e shohin ate dhe kthehen me forcen e logjikes.
3- Te natyrshem, te mundur (mposhtur) dhe te patemperament, kete lloj eshte e veshtire ta zbrapsin (nga e keqja) keshillat.”
Imam Dhehebiu duke i komentuar fjalet e mesiperme thote: Si mund te imagjinohet kur keshilluesi i njerezve eshte i ketij lloji (te trete)? Ai qe barkun ia roberon epsheve dhe deshirave, ndersa zemren e mban te zhveshur nga merzia (per mekatet) dhe frika (ndaj Allahut). Nese u shtohen edhe mekatet e vazhdueshme apo prishja e fese, kjo eshte shenje e humbjes dhe falimentimit te tij. Dhe vjen nje dite, e Allahu e shfaq realitetin e ketij njeriu.
[Sijeru A’lami Nubela 11/410].
Perktheu Fatjon Isufi