Namazi, ky adhurim i hershëm

0
31

♦️Namazi, ky adhurim i hershëm.✍️

▪️Namazi është një lloj adhurimi i cili përmban përmendjen e Allahut me: madhërime, lexim vargjesh të libri i Tij, lutje, përkulje (ruku), sexhde dhe selam.

▪️Ky lloj adhurimi është ndër adhurimet më të vjetra që starton me Ademin -alejhi selam- babain e njerëzimit dhe profetin e parë të tyre.
➖Imam El-Mer’uezij, një prej dijetarëve të hershëm -Allahu e mëshiroftë- i cili ka shkruar për këtë çështje, thotë:
«Namazi ka qenë detyrë për Nuhun dhe për të gjithë profetët si dhe për Profetin tonë -alejhi selam-. Allahu i madhëruar i ka përmendur profetët: profet, profet dhe i ka përshkruar duke thënë:
“Këta janë ata, të cilët i begatoi Allahu prej profetëve, prej pasardhësve të Ademit, prej atyre që i mbartëm me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Israilit dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i zgjodhëm. Atyre kur iu lexoheshin vargjet e të Gjithëmëshirshmit, binin në sexhde dhe qanin”.
Kështu, Allahu njofton se të gjithë profetët i përkushtoheshin namazit, e adhuronin Allahun dhe afroheshin me të tek Ai, sepse më pas thotë:
“Pastaj erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta dhe ata me pa dyshim do të gjejnë dënim të madh” Sure Merjem: 58-59.»
Mbaron këtu fjala e tij Allahu e mëshiroftë.
Shih librin e autorit me titull “Teadhim Kadris-Salat”: 1/113.

▪️Pra, të gjithë profetët e Allahut e kanë njohur namazin, madje në shumë argumente është përmendur edhe ngjashmëria e namazeve të profetëve në formë dhe në kohën e kryerjes së tyre.

➖Për sa i përket ngjashmërisë në formë, te ajeti i lartpërmendur shihet se namazet e tyre përmbanin lexim vargjesh të librave të Allahut dhe sexhde.
Ndërsa te porosia e Ibrahimit për Qabenë përmendet rukuja, kurse në fjalët e Profetit Muhamed -alejhi selam- përmendet lidhja në namaz kur ka thënë:
“Ne profetët jemi urdhëruar të vendosim duart e djathta mbi të majtat në namaz”
E transmeton Tajalisiu, Ibn Hibbani dhe e saktëson Shejh Albani.

➖Ndërsa për sa i përket ngjashmërisë në kohën e kryerjes së namazeve është transmetuar nga Profeti -alejhi selam- se ka thënë:
“Më ka prirë dy herë Xhibrili në namaz te shtëpia e Allahut. Pastaj më tha: o Muhamed! Këto janë kohët e namazeve të profetëve para teje. Koha e tyre është mes këtyre dy kufijve”

E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu etj dhe e saktëson Shejh Albani.

Dr. Abdullah Nabolli