Shkaqet e lumturisë:
1. Të jetosh me Kuranin.
Allahu i Madhëruar i ka siguruar njeriut që ndjek udhëzimin e Tij se nuk do të trishtohet, e kjo vetëm në suren “Ta Ha” në dy vende:
“Ne nuk ta shpallëm ty Kuranin që të jetosh i palumtur” (2)
“…ai që e pason udhëzimin Tim ai as do të humbasë, e as do të trishtohet” (123)
Ndërsa ai që s’ja vë veshin fjalës së Allahut, do ta ndjekë trishtimi nga pas: “E kush ia kthen shpinën përkujtimit Tim, ai do të ketë një jetë të ngushtë, të zymtë” (124)
2. Të jetosh me rrugën e Profetit صلى الله عليه وسلم.
“Thuaj: Nëse e doni Allahun atëherë më pasoni mua (profetin)” çfarë fiton prej kësaj? “do tju dojë juve Allahu, dhe do tjua falë gjynahet” (Ali Imran: 31).
E kur Zoti yt të do, ti je njeriu më i lumtur. E kur Ai të fal kjo të sjell çlirimin e kraharorit, e të shpirtit, rehatinë dhe lumturinë shpirtërore.
Emin Bilali