Largimi i mërzisë


《Jam munduar të gjej një qëllim që të gjithë njerëzit të jenë të njëjtë në pëlqimin dhe në kërkimin e tij, dhe nuk kam gjetur veçse një: largimi i brengës (mërzisë, shqetësimit).
Kur e meditova këtë qëllim, kuptova se njerëzit jo vetëm janë të barabartë në pëlqimin dhe kërkimin e tij, por pashë se ata pavarësisht ndryshimeve të prirjeve, dëshirave, qëllimeve dhe synimeve të tyre, nuk lëvizin aspak veçse për atë që shpresojnë se do të largojë mërzinë, dhe nuk flasin ndonjë fjalë veçse për atë që mendojnë se do t’ua heqë atë prej vetes.
Prej tyre ka që janë të gabuar në rrugën drejt këtij qëllimi, ka të tjerë që janë afër gabimit dhe disa janë në të drejtën — e këta janë më të paktët ndër njerëzit dhe vetëm në pak nga çështjet e tij. Dhe Allahu e di më së miri.》

Dr. Abdullah Nabolli