Magjia ka efekt të fshehtë në aspektin që është i padukshëm për njerëzit, ngjashëm me të është edhe astrologjia dhe falli, jo vetëm kaq, por magjia në kuptimin gjuhësor të saj përfshin edhe ndikimin që ka tek njerëzit shpjegimi i bukur dhe tërheqës, siç thotë Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Vërtetë sqarimet e bukura janë prej “magjisë”.” (Buhari dhe Muslimi). Pra çdo gjë që mënyrën e ndikimit e ka të fshehtë është nga magjia.
Ndërsa në kuptimin fetar magjia është: Fryerje dhe nyje të cilat ndikojnë në zemra, logjikë dhe trupa, ato të imponojnë dashurinë dhe urrejtjen duke shkaktuar në këtë mënyrë ndarje ndërmjet bashkëshortëve dhe sëmundje në trupin dhe mendimin e njeriut.
Mësimi i magjisë është haram dhe kalon në kufër nëse ajo mësohet duke i bërë shirk Allahut me shejtanët prej xhinëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: ‘Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjitahtë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u sjellin dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata! (El-bekare: 102)
Mësimi i kësaj lloj magjie që realizohet nëpërmjet shirkut me shejtanët është kufër, gjithashtu edhe veprimi apo përdorimi i tij është kufër, padrejtësi dhe armiqësi ndaj krijesave. Në bazë të saj magjistari vritet ose si renegat ose si keqbërës. Nëse magjia e tij është prej llojit kufër, atëherë ai ekzekutohet si kafir dhe renegat, e nëse magjia e tij nuk konsiderohet kufër, atëherë ekzekutohet si
keqbërës për të larguar të keqen që ai shkakton dhe për t’i mbrojtur muslimanët prej saj.
Shejh Ibn Uthejmin (المجموع الثمين 2\130, 131)