Çfarë është durimi?

0
134

Durimi ndaj caktimeve të Allahut është prej gjërave që plotësojnë teuhidin (veçimin e Allahut me adhurim), ndërsa e kundërta, e mangëson atë. Kjo gjë është prej degëve apo veçorive të besimit. Dhe besimi është besim me zemër, thënie me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë, shtohet me bindje ndaj Allahut dhe mangësohet me bindje ndaj shejtanit.

Durimi gjuhësisht d.m.th: burgosje/lidhje e diçkaje. Ndërsa, në aspektin fetar d.m.th.: burgosje e nefsit në bindje ndaj Allahut dhe në largim prej mëkateve. Qëllimi me durimin është që njeriu ta burgosë nefsin e tij duke e detyruar të veprojë disa

gjëra apo duke e ndaluar prej disa të tjerave. Realiteti i durimit është zbatimi i urdhrave fetarë, largimi prej ndalesave fetare dhe durimi ndaj fatkeqësive gjatë jetës. Durimi është prej adhurimeve më madhështore të cilat njeriu i vepron me zemrën e tij, me gjuhën e tij dhe me gjymtyrët e tij (me të gjitha duhet të tregohet i durueshëm). Të qenët rob adhurues i Allahut nuk realizohet veçse duke u treguar të durueshëm.

Sprovimi i njeriut prej Allahut bëhet përmes:

  1. Fesë së tij. Allahu thotë në hadith kudsij: “Ty të kam dërguar si Pejgamber për të të sprovuar dhe për t’i sprovuar të tjerët me ty.” Kjo sprovë bëhet përmes urdhrave dhe ndalesave.

  2. Dhe caktimeve (kadereve) Tij.

Përderisa Allahu ka vendosur me urtësinë dhe mëshirën e Tij ta sprovojë llojin njerëzor me urdhra, ndalesa dhe fatkeqësi, njëkohësisht ka urdhëruar për durim ndaj tyre, dhe e ka bërë obligim durimin si ngushëllim për ta. Dhe nuk është ndalur me kaq, por ka premtuar shpërblim të madh për durimtarët. Allahu thotë: .

Durimi ndahet në tri lloje: 1. Durimi ndaj urdhrave të Allahut (duke i kryer edhe pse gjen vështirësi), 2. Durimi ndaj ndalesave të Tij (duke u larguar prej tyre), 3. Durimi ndaj sprovave, fatkeqësive. Të gjitha këto lloje i përfshin Fjala e Allahut: “…dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit: Xheneti i Adnit…” Rad 22. Dhe: “(Xheneti është për) ata që kanë duruar…” Nahl 42.

Durimi nuk arrihet ndryshe veçse me ndihmën e Allahut, “Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut” Nahl 127.

Kur njeriu tregohet i durueshëm, kjo është prej niveleve më të forta përmes të cilave arrihet

dashuria ndaj Allahut. Shumë njerëz kur sprovohen humbin durimin. Vetëm durimtarët qëndrojnë të paluhatshëm para sprovave e fatkeqësive. Një dijetar ka thënë: “Ai që e do Allahun, nuk i konsideron sprovat e fatkeqësitë që e godasin një gjë të keqe që po i ndodhin. Ai që e do Allahun, nuk i sheh rënda detyrimet e obligimet me të cilat e ka obliguar Allahu.”

Caktimet e Allahut

Kaderi është ajo që Allahu ka vendosur apo ka gjykuar të ndodhë tek krijesat e Tij. Çdo gjë që ndodh është me kader, nuk ka mundësi të ndodhë diçka pa Caktimin e Tij ngase Ai është i Gjithëdijshëm. Ai i ka ditur ato që do të ndodhin, i ka shkruar ato dhe i ka bërë kader të ndodhin. Mirëpo, çfarë përfshin kaderi? Kur përmendet kaderi atëherë për qëllim janë dy gjëra:

  1. Ose gjëja e caktuar,

  2. Ose vepra e Allahut (që e ka caktuar).

Sa i përket të parës (kur ndodh diçka e padëshiruar), njeriu e ka obligim të durojë, ndërsa të jetë i kënaqur me të është gjë e preferuar. Kurse, sa i përket të dytës, njeriu e ka obligim të jetë i kënaqur dhe të bëjë durim. Shembull: Dikujt i digjet makina, në këtë rast, sa i përket asaj se Allahu e ka bërë kader (e ka caktuar që kjo të ndodhë) atëherë njeriu e ka obligim të jetë i durueshëm dhe të jetë i kënaqur me këtë ngase është vepër e Allahut (kjo është prej të qenët i kënaqur me Allahun si Zot i tij).

Dhe në vijim, ne do të flasim sa i përket llojit të tretë të durimit.

Subscribe