♦️Besimi në Zot ka dominuar gjithmonë ndër popuj.✍️
♦️Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë çështje thotë:
“Mohimi i krijuesit nuk ka qenë asnjëherë bindje dominuese te ndonjë popull. Bindja e jobesimtarëve që kanë jetuar jashtë mësimeve profetike ka qenë shirku (që do të thotë: ortakëria në besim e cila e përmban besimin në Zot). Krijuesin e kanë mohuar vetëm pak njerëz dhe ata janë dijetarët e tyre, filozofët politeistë sabianë të cilët madhërojnë format, yjet dhe statujat”
Shih Mexhmua El-Fetaua: 7/630.
♦️Dhe thotë gjithashtu:
“Në përgjithësi besimi në Allah është pohuar nga shumica dërmuese e popujve me përjashtim të disa pakicave të devijuara mes grupimeve të ndryshme ideologjike prej filozofëve natyralistë, ismailitë dhe kush ka shfaqur me hipokrizi ndjekjen e bindjeve të ndryshme fetare. Kundërshtimet e pasuesve të feve të ndryshme kanë qenë kryesisht në lidhje me emrat Allahut, cilësitë, veprimet, gjykimet dhe adhurimet që i kushtohen Atij”
Shih Mexhmu el-Fetaua: 7/638.
Dr. Abdullah Nabolli