♦️A lejohet betimi mbi Mus’haf (Libri ku është shkruar Kurani)?✍
■Përgjigja: Mus’hafi përmban dy gjëra:
➖E para: Fletët, boja dhe kapakët të cilat janë gjëra të krijuara dhe nuk lejohet betimi në to.
➖E dyta: Fjalët e Kuranit të cilat janë fjalët e Allahut dhe cilësi e Tij dhe betimi në cilësitë e Allahut lejohet.
Betimi në cilësitë e Allahut ka ardhur në disa dua profetike:
Si duaja: “Mbështetem në krenarinë e Allahut dhe fuqinë e tij të më mbrojë prej të keqes së asaj që ndjej dhe frikësohem” E transmeton Muslimi.
Apo duaja: “Mbështetem në fjalët e plota të Allahut të më mbrojë prej të keqes së krijesave të tij” E transmeton Muslimi.
■Kështu ai që betohet në Mus’haf është betuar edhe në gjë të lejuar edhe në gjë të ndaluar dhe kjo përzierje nuk lejohet.
Shejh Albani Allahu e mëshiroftë- në lidhje me kë çështje thoshte: Në rast se duam ta saktësojmë këtë betim atëherë mund të themi: Betohem në fjalën e Allahut që gjendet në këtë Mus’haf!
Atëherë betimi në këtë formë bëhet i lejueshëm dhe mund të përdoret nëse kërkohet apo nevojitet në ndonjë situatë.
Dt. Abdullah Nabolli