Pyetje:A lejohen floket e gjate tek meshkujt
Pergjigje:Ka shumë hadithe autentike që e sqarojnë përshkrimin e flokëve të Resulit, sal-Allahu alejhi ue selem. Është shpallur në El-Mugni:
“Është këshilluar që flokët e një personi të jenë sipas përshkrimit të flokëve të Resulit. Nëse janë të gjatë, atëhere duhet të lihen deri tek supet, dhe nëse janë të shkurtëra, atëhere deri tek bulat e veshëve. Dhe nëse ato rriten më të gjata sesa ato, atëhere nuk ka ndonjë gjë në të. Kjo është raportuar nga Ahmedi.”
Në të vërtetë, mbajtja e flokëve dhe lënia e tyre të rriten duhet të plotësojë kërkesa të caktuara midis të cilave janë: Duhet të jetë sinqeriteti ndaj Allahut, më të Lartit dhe ndjekja e udhëzimit të Resulit, sal-Allahu alejhi ue selem, në mënyrë që të arrijmë shpërblim dhe meritë.
Nuk duhet të ketë imitim të grave në lënien e flokëve, psh të bëjë me flokët e tij siç bëjnë gratë me flokët e tyre, prej aspekteve të stolisjes që është e veçantë për to.
Ai nuk duhet të dëshirojë të imitojë Ithëtarët e Librit apo ndonjë tjetër ndërmjet idhull adhuruesve. Ose në imitimin e prerjes së flokëve dhe stilit të flokëve të Muslimanëve mëkatarë, si psh artistët e muzikës dhe të filmit apo kujdo që ndjek rrugën e tyre, si psh të paturpshmit ndërmjet figurave të sportit.
Ai duhet t’i pastrojë dhe mirëmbajë ato çdo ditë. Dhe është e këshilluar që të lyhen me vaj të parfumosen dhe të ndahen poshtë mesit të kokës. Dhe nëse rriten të gjata, atëhere ai mund t’i vendosë në tufë.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “FETVA TË SHEJKH EL- ALBANIT “.