Idhujtaria dhe shejtanët

0
13

♦️Idhujtaria dhe shejtanët.✍️

■Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Çdo kush që adhuron dikë tjetër veç Allahut të madhëruar në të vërtetë ka adhuruar shejtanët, sepse ata shkonin e u flisnin atyre dhe i ndihmonin ata, madje edhe u shfaqeshin atyre në forma të ndryshme duke u pretenduar se janë të dërguarit e Allahut, apo melaiket e Tij.
Prandaj Allahu i madhëruar kur t’i pyes melaiket ditën e Kiametit për mushrikët:
“A këta juve ju kanë pas adhuruar?”
Melaiket do t’i thonë:
“I lartësuar qofsh Ti o Zot! Ti je i dashuri ynë dhe jo ata. Ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre tek ata besojnë”.
Sure Sebe: 40-41.
Shih librin: mexhmu El-Fetaua: 1/157.

■Në librat e historisë tregohet se te vendi i Uzasë -idhulli i Kurejshëve dhe i banorëve të Mekës para Islamit- qëndronte një shejtane xhindeshë.
Atë e ka parë Halid bin Uelidi -radillahu anhu- kur shkoi për ta shkatërruar. Ai atje pa një grua të zezë me flokë shpërndara duke bërtitur, atëherë Halidi i gjuajti asaj me shpatë dhe e ndau në dysh.
Për këtë mendohet të ketë thënë Profeti -alejhi selam-:
“Ajo është Uzaja. E humbi shpresën se do adhurohet më në këtë vend”
Shih librin Delail En-Nubueh dhe El-Bidaje ue En-Nihajeh.

Dr. Abdullah Nabolli

Subscribe