5 dobitë – Rëndësia e sabahut në xhami:
1) Të kesh dritë në Ditën e Kijametit:
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Përgëzoji ata që ecin në xhami në errësirë, me dritë të përsosur në Ditën e Kiametit”. Ebu Daudi (561), Tirmidhiu (223) dhe Ibn Maxheh (781) -Klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih al-Targheeb.
2) Engjëjt dëshmojnë për ju para Allahut
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “… vijnë engjëjt radhazi, natën dhe ditën, dhe takohen në namazin e sabahut dhe të ikindisë, pastaj ata që qëndruan mes jush gjatë natës ngjiten dhe [Allahu] i pyet ata – edhe pse Ai e di më mirë për ta – “Si i latë robërit e Mi?” dhe ata thonë: “Ne i lamë ata kur faleshin dhe erdhëm tek ata kur po faleshin.” El-Buhariu (555)
3) Shpërblimi i faljes së namazit gjatë gjithë natës
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikur të ketë kaluar gjysmën e natës në namaz, e kush e fal sabahun me xhemat, është sikur të ketë kaluar tërë natën në namaz”. Muslimi (656).
4) Do të jetë nën mbrojtjen e Allahut
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që e fal sabahun me xhemat, do të jetë nën mbrojtjen e Allahut dhe kushdo që e shkel këtë mbrojtje të Allahut, Allahu do ta hedhë në zjarr me fytyrë”. Muslimi (657)
*“Kushdo që shkel mbrojtjen e Allahut” do të thotë të dëmtosh dhe ofendosh besimtarin që e fali sabahun me xhemat.
5) Ju shpëton nga etiketimi si hipokrit
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Namazi më i rëndë për hipokritët është jacia dhe sabahu. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblim) ka në to, do të vinin (për t’i falur ato namaze) edhe sikur të zvarriteshin. El-Buhariu (657)
Suad Shabani