3 kushtet që të plotesohet duaja.

0
1977

Pyetje: Njeriu bën dua (lutje) dhe nuk kapërgjigje? E All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem”. Si mundet kjo?

Përgjigje: Falënderimi i takon All-llahut, azze ue xhel-le, paqa dhe më- shira e All-llahut qoftë mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
E lus All-llahun, subhanehu ue teala, për mua dhe për vëllezërit e mi, për besim, fjalë dhe punë të qëlluara.
All-llahu, xhel-le she’nuhu thotë: “Tha Zoti juaj: Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem, e ata që bëhen mendjemëdhenj ndaj adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehennem duke qenë të nënçmuar”. (Gafir 60).
Pyetësi thotë se e lut All-llahun, azze ue xhel-le, dhe nuk i përgjigjet për lutjen, dhe kjo gjë i krijon problematikë me ajetin e sipërcituar, ku All-llahu, azze ue xhel-le, premton se ai që i lutet, Ai i përgjigjet asaj lutjeje, dhe dihet se All-llahu, subhanehu ue teala, nuk e thyen premtimin.
Përgjigjja për këtë është, për pranimin e duave ka disa kushte, të ci- lat duhet patjetër të plotësohen, e ato janë:

Kushti i parë: Sinqeriteti me All-llahun, azze ue xhel-le, ashtu që të jetë i sinqertë gjatë lutjes së tij dhe të kthehet nga Ai, subhanehu ue teala, me zemër të plotë, i bindur në kthimin nga All-llahu, me diturinë se All- llahu, xhel-le she’nuhu, mundet t’i përgjigjet lutjes dhe duke shpresuar në pranimin e lutjes së tij.

Kushti i dytë: Duhet të ndiejë gjatë lutjes së tij se është më se i nevoj – shëm për All-llahun, subhanehu ue teala, si dhe ta dijë se All-llahu është i Vetmi që i përgjigjet lutjes së të nevojshmit kur ai e lut, dhe e largon të keqen nga robi i Vet. E nëse e lut All-llahun duke u ndjerë se nuk është aq i nevojshëm për All-llahun, por vetëm bën dua kështu tradicionalisht, ky nuk është duke kërkuar përgjigje në realitet.

Kushti i tretë: Të jetë larg të ushqyerit me haram, sepse të ushqyerit me haram është pengesë mes njeriut dhe përgjigjes së lutjes së tij.
Kjo shihet në hadithin e vërtetë nga Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ku thotë: “All-llahu është i Mirë dhe nuk pranon përveç të mirës dhe All-llahu i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar pejgamberët”, e All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Oju besimtarë, hani prej të mirave që ju kemi fumizuar dhe falënderoni All-llahun, nëse Atë jeni duke e besuar”. (el-Bekare 172); po ashtu ka thënë: “O ju të dërguar hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira”. (el-Mu’minun 51).
Si dhe ka përmendur Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, rastin e udhëtarit flokë pakrehur e të pluhurosur, i cili ngriti duart lart dhe tha: O Zot! O Zot!, ndërsa ushqimi i tij është prej haramit, veshja e tij prej haramit dhe është furnizuar me haram. Resulull-llahu, sal-lall-lla- hu alejhi ue sel-lem tha: E si t’i përgjigjet All-llahu këtij?
Pra, Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e konsideroi si të pamundshme që All-llahu t’i përgjigjet këtij njeriu, i cili i bëri shkaqet e dukshme për pranimin e lutjeve, ato janë:

Së pari: Ngritja e duarve drejt Qiellit d.m.th. drejt All-llahut, azze ue xhel-le, sepse Ai është në qiell, mbi Arsh. E zgjatja e duarve drejt All-lla- hut, subhanehu ue teala, është prej shkaqeve të pranimit të duave, siç na tregon hadithi, të cilin e transmeton Imam Ahmedi në Musned: “All-lla- hu është i Turpshëm dhe Bujar, turpërohet kur robi i Tij i ngre duart për ta lutur Atë, e t’ia kthejë duart të zbrazëta”.Muslimi

Së dyti: Ky njeri e ka lutur All-llahun me emrin Zot (Rabb), “O Zot, o Zot!”.
Ndërmjetësimi tek All-llahu, azze ue xhel-le, me këtë emër është prej shkaqeve të pranimit të duave. Sepse Zoti është Krijues, Zotërues i të gjitha çështjeve, në dorë të Tij janë punët e qiejve dhe Tokës.
Mund të vëresh në Kur’an se duatë më të shumta që janë, janë me këtë emër: “0 Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës qëf tonte në besim duke thënë: të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i mbulo të
metat tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, na jep atë që nëpërmjet të dërguarve të Tu na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro, vërtetë Ti je Ai që nuk e shkel premtimin! Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre e tha: Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër,ju jeni prej njëri tjetrit”. (Ali Imran 193-195).
Ndërmjetësimi (tevessuli) pra, tek All-llahu me këtë emër është prej shkaqeve të pranimit te lutjeve.

Së treti: Ky njeri ishte udhëtar, e udhëtimi në të shumtën e rasteve është prej shkaqeve të pranimit të duave. Ngase njeriu në udhëtim e ndi- en nevojën për All-llahun, azze ue xhel-le, më tepër sesa kur është në vend të vet.
Po ashtu edhe cilësimi i tij si i parregulluar e i pluhurosur tregon se e ka lënë anash kujdesjen për dukjen e tij dhe gjëja më me rëndësi për të është bërë duaja ndaj All-llahut, subhanehu ue teala, në çfarëdo gjendje të jetë, i parregulluar, i pluhurosur apo në gjendje të mirë. E këto dy të parat kanë ndikim në pranimin e duave, siç shihet kjo nga hadithi i Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur tregon se All-llahu, az- ze ue xhel-le, në mbrëmjen e ditës së Arafatit zbret në qiellin e Dunjasë dhe u lëvdohet melekëve me njerëzit që janë në Arafat, duke iu thënë: “Më kanë ardhur nga çdo luginë, të pluhurosur, jo të kujdesshëm për veten e tyre dhe rrinë në Diell”.Muslimi.
Të gjitha këto shkaqe për pranimin e duave nuk i kanë bërë fare do- bi, sepse ushqimi e veshja e tij ka qenë prej haramit dhe është furnizuar me haram.
Prandaj Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: “E si t’i përgjigjet All-llahu këtij njeriu”.
Këto janë pra, kushtet e pranimit të duave, nëse këto nuk plotësohen përgjigjja e duasë është larg, e nëse plotësohen këto dhe nuk has në për- gjigje prej All-llahut, subhanehu ue teala, kjo me siguri është prej urtësisë së All-llahut, xhel-le she’nuhu, që e di vetëm Ai, “ndoshta ju dëshironi diçka,por ajo është e keqe për ju”.
Ose ndoshta All-llahu me këtë dëshiron t’ia largojë ndonjë të keqe edhe më të madhe që ai nuk e di, ose don All-llahu, subhanehu ue teala, që për shkaktë kësaj t’ia shumëfishojë shpërblimin Ditën e Kijametit.

Ashtu që nëse nuk i pranohet duaja pas plotësimit të kushteve dhe nuk i largohet ndonjë e keqe që është edhe më e madhe, ky njeri i ka bërë shkaqet dhe nuk i është pranuar duaja, e me këtë All-llahu ia shumëfishon shpërblimin Ditën e Kijametit me diçka më të madhe dhe më të plotë.
Me rëndësi po ashtu është që mos të bëhet njeriu i padurueshëm në pranimin e duasë, sepse kjo është prej shkaqeve të mospranimit të dua- ve, siç shihet në hadithin ku thotë Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: -”Secilit nga ju i pranohet duaja nëse nuk ngutet”,- i thanë: -O i Dërguar, e si ngutet?!- Tha: -”Atëherë kur thotë: U luta, u luta, u luta dhe nuk mu pranua duaja”.
Pra, nuk i ka hije njeriut që të bëhet i padurueshëm në pranimin e duave, ashtu që pastaj të mërzitet dhe të largohet nga duaja. Por duhet që vazhdimisht të bëjë dua, sepse çdo dua me të cilën i lutesh All-llahut, az- ze ue xhel-le, është adhurim me të cilin afrohesh tek All-llahu, subhane- hu ue teala, dhe t’i shton shpërblimet.
E ti vëlla, bën sa më tepër lutje për të gjitha çështjet, të përgjithshme apo të veçanta për ty, të mëdhaja apo të vogla.
Sikur mos të kishte nga duaja dobi tjetër përveç asaj se është adhu- rim, do të mjaftonte kjo si shkak për të mos u larguar nga duaja. All-llahu na ndihmoftë.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “KUSHTET E FESE”
AUTOR MUHAMED EL-UTHEJMIN.

Subscribe