Të kërkosh mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar!

0
46

Të kërkosh mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar!
Allahu i Lartësuar ka urdhëruar çdo lexues të Kuranit që të kërkojë mbrojtje tek Ai nga shejtani i mallkuar, siç thotë në Kuran:
“Kur të lexosh Kuranin, kërko mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.” (En-Nahl: 98)
Kjo sepse Kurani është udhëzim për njerëzit dhe shërim për zemrat, ndërsa shejtani është burim i të këqijave dhe devijimeve. Prandaj, Allahu urdhëroi që çdo lexues i Kuranit të strehohet tek Ai nga shejtani, vesveset dhe përkrahësit e tij.
✍ Dijetarët janë unanimë se istia’dheja nuk është pjesë e Kuranit, prandaj nuk është shkruar në mus’hafe.
Kuptimi i “أعوذ بالله” është: kërkoj strehim, mbrojtje dhe ndihmë vetëm tek Allahu i Vetëm.
“Nga shejtani”(من الشيطان): nga çdo kryeneç e arrogant i njerëzve dhe xhindve, që mundohet të më devijojë nga bindja ndaj Allahut dhe leximi i librit të Tij.
“I mallkuar (الرجيم)”: do të thotë i dëbuar nga mëshira dhe çdo mirësi e Allahut.

📚 “Tefsiri i thjeshtësuar” Grup dijetarësh
Fatjon Isufi