Të domosdoshmet për shpëtim në këtë botë

0
7

Të domosdoshmet për shpëtim në këtë botë.✍
📜Ibn Mes’udi -radiallahu anhu- tregon se Profeti alejhi selam lutej dhe thoshte:
“O Allah, të kërkoj Ty udhëzim, devotshmëri, pastërti dhe zemër të pasur!”
E transmeton Muslimi.

♦️Kuptimi i fjalëve:
➖Udhëzimi (الهدى): Orientimi në drejtimin e duhur.
➖Devotshmëria (التقى): Respektimi i urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat.
➖Pastërti (العفاف): Të përmbahet njeriu nga fjalët dhe veprat e pahijshme që ndotin figurën dhe personalitetin e tij si besimtar.
➖Zemër të pasur (الغنى): Pasuri shpirtërore, mjaftueshmëri dhe mosvarësi nga të tjerët dhe nga ajo që kanë ata për ta lidhur zemrën vetëm me Zotin.

dr. Abdullah Nabolli

Subscribe