Si u bë Aishja -radiallahu anha- gruaja e Profetit -alejhi selam-?

0
17
Si u bë Aishja -radiallahu anha- gruaja e Profetit -alejhi selam-?
➖Aishja -radiallahu anha- tregon se Profeti alejhi selam i ka thënë:
《Më je shfaqur dy herë në ëndërr.
Të kam parë të mbështjellë me një copë pëlhure mëndafshi dhe më thanë: Kjo është gruaja jote, zbuloje atë!
Pasi e hapja pëlhurën shihja që ishe ti.
Atëherë thoja: Nëse është prej Allahut do ta bëjë realitet》
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
▪️Dy dobi nga hadithi:
➖Martesa e Aishes -radiallahu anha- me Profetin -alejhi selam- ndryshe nga gratë e tjera të tij është shpallje prej Allahut të madhëruar sepse ëndrrat e profetëve janë shpallje për ta.
➖Aishja u zgjodh për qënë e tillë sepse do të ruante fjalët dhe adetet profetike dhe kush mund ti ruante më mirë se ajo?
Ajo është një ndër 4 transmetuesit më të mëdhenj të fesë Islame.

Dr. Abdullah Nabolli