Si i humbën popujt gjurmët e profetëve?

0
14

Si i humbën popujt gjurmët e profetëve?✍️

▪️Allahu i madhëruar ka njoftuar disa herë në Kuran se në çdo popull ka pasur të dërguar, siç është përmendur në këto ajete:
《Ne kemi dërguar te çdo popull një të dërguar》
Sure Nahl: 36.
《S’ka ndonjë popull veçse ka vajtur atje paralajmërues.》
Sure Fatir: 24.
《Për çdo popull ka pas udhëzues》
Sure Rrad: 7

➖Po ashtu edhe Profeti Muhamed -alejhi selam- ka njoftuar për një numër të madh të dërguarish dhe lajmëtarësh, kur ka thënë:
《Profetët janë një qind e njëzet e katër mijë profetë ndërsa të dërguarit tre qind e pesëmbëdhjetë》
E transmeton Imam Ahmedi, Ibn Hibbani, Taberani dhe e saktëson Shejh Albani.
▪Kështu, përderisa popujt kanë pasur lajmëtarët e tyre atëherë si ka mundësi që popujt humbën rrugën e drejtë, madje shumicës së tyre nuk u njihet në historinë e tyre ndonjë gjurmë profeti?

➖Shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- kur flet për përhapjen e idhujtarisë dhe humbjen e gjurmëve të profetësisë te shumica e popujve ndërkohë që çdo popull ka pas lajmëtarin e tij, thotë:
“Kjo dukuri ka dy përgjigje:
E para: Shumica e popujve nuk i kanë pranuar profetët, siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran:
«Prej tyre pati popuj që i udhëzoi Allahu dhe popuj të tjerë që e merituan humbjen. Prandaj udhëtoni në tokë dhe shihni si ishte përfundimi i përgënjeshtruesve.» Sure Nahl: 36.
Kështu ata që zgjodhën kundërshtimin e profetëve nuk iu mbetën më pas, as lajmet e profetëve dhe as fjalët e tyre.
E dyta: Fjala e Allahut: «Pasha Allahun, Ne kemi dërguar lajmëtarë te popujt para teje, por Shejtani ua zbukuroi punët (e këqija) dhe ai sot është kujdestari i tyre.» Sure Nahl: 63.
Pra, kur Shejtani ua zbukuroi atyre punët e këqija, pati prej tyre popuj që i humbën gjurmët e profetësisë (pasi që i kishin ditur ato).”
Shih fjalët e autorit në librin En-Nubuat: 1/196-197.

▪️Shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- me këto fjalë do të thotë se popujt, ose mbetën në errësirën e injorancës duke refuzuar profetët, ose kaluan në injorancë pas diturisë duke ndjekur hapat e shejtanëve dhe joshjen e tyre dhe kjo bëri që shumica e popujve të mos kenë sukses e begati në besim.

Dr. Abdullah Nabolli

Subscribe