Shprehje të çmuara nga Ibn Kajim rreth vlerës së atyre që thërrasin në fe dhe bartin dijen!

0
14

💎 Shprehje të çmuara nga Ibn Kajim rreth vlerës së atyre që thërrasin në fe dhe bartin dijen!
Në kontekstin e përmendjes së shtresave të njerëzve të ngarkuar me përgjegjësi (El mukel-lefin), Ibn Kajim ka përmendur tetëmbëdhjetë shtresa, ku më e larta është ajo e pejgamberëve. Në shtresën e katërt ai rendit dijetarët, dhe i përshkruan me këto fjalë madhështore:
“Sa e lartë që është kjo pozitë, dhe sa e lavdishme dhe e ndritur është kjo gradë: që njeriu, gjatë jetës së tij, të jetë i angazhuar me disa nga punët e tij, apo edhe kur të jetë në varr – trup i shpërbërë me gjymtyrë të shpërndara – e ndërkohë fletët e veprave të tij të mira vazhdojnë të mbushen me shpërblime në çdo kohë. Veprat e mira i dërgohen atij nga aty ku nuk e pret! Këto, për Zotin, janë nderime të vërteta dhe fitime të mëdha! Prandaj për këtë le të garojnë garuesit dhe për këtë le të kenë zili ziliqarët. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.”
“Në të vërtetë, një gradë e këtij niveli meriton që për të të shpenzohen frymëmarrjet më të vlefshme, e të garojnë garuesit përpara të tjerëve, meriton që kohët t’i kushtohen asaj dhe që dëshirat të drejtohen kah ajo. Prandaj i lutemi Allahut, në dorën e të Cilit janë çelësat e çdo të mire, që të na hapë thesaret e mëshirës së Tij dhe të na bëjë prej atyre që përshkruhen me këtë cilësi, me mirësinë dhe bujarinë e Tij.”

📚”Tarik el-Hixhratejn” 2/770.
Prandaj, shiko se në cilën prej këtyre shtresave je ti, dhe përgëzime për atë që lë pas vepra të mira dhe përmendje të lavdëruar.

Fatjon Isufi

Subscribe