Një mësim për thjeshtësi nga Imam Shafiu

0
6

Një mësim për thjeshtësi nga Imam Shafiu ✍️
▪️Në biografinë e Imam Shafiut -Allahu e mëshiroftë-, thuhet:
Kur Shafiu mbërriti në “Surra men Ra’a” (emër vendi në Irak), i ishin ndotur rrobat nga rrugëtimi i gjatë dhe shkoi te Hixhamxhiu për ti prerë flokët (për hixhame), mirëpo ai i dha përparësi një tjetri me rroba më të pastra dhe pas tij thirri Shafiun.
Hixhamxhiu, kur përfundoi hixhamen, Shafiu i dha 20 dinarë dhe u largua, mirëpo ai e ndoqi nga mbrapa për ti dhënë kusurin dhe atëherë Shafiu i tha: Shko se ti je qiraxhi. Të morëm me qira (me mëditje) dhe të paguam hakun që të takon.
➖Shafiu pastaj thuri këto vargje:
Vërtetë rrobat e mia,
sikur me një fils të ishin vlerësuar,
filsi para tyre,
më shumë do ishte lakmuar
***
por ato mbajnë një shpirt,
sikur me të gjitha krijesat të ishte krahasuar
shpirti që ato mbajnë
të gjithëve së bashku do tua kishte kaluar
***
Nuk ia ul vlerën shpatës,
këllëfi i saj i brejtur
nëse kur me të gjuan,
çdo gjë bie e vdekur
***
Nëse koha pëlhurës time
vlerën ia ka humbur,
atëherë sa shpata të forta,
në këllëfë të thyer janë mbajtur?!
*Fils është emri i një monedhë bakri me vlerë të ulët e përdorur në kohen e Imam Shafiut -Allahu e mëshiroftë-.
▪️Shkëputur nga libri “Menakib Esh-Shafi’ij” i Imam Bejhakiut.

Dr. Abdullah Nabolli

Subscribe