Nëse je i shkujdesur ndaj mëkateve mbuloi ato me një vepër të mirë

0
85

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është njeriu më i mirë në mesin e njerëzimit dhe zotëria i bijve të Ademit alejhi salatu ue selam! Megjithatë, ai e adhuronte shume Allahun e Lartësuar; e si është puna me ne?! Kur ne kemi shumë nevojë për pendim tek Allahu, si dhe për të kërkuar ndihmë prej Tij gjatë netëve dhe ditëve tona!

Shkujdesja e ka sherrin e madh! Mëkatet e kanë rrezikun e madh! Prandaj, e kemi obligim t’i braktisim këto dhe të pendohemi tek Allahu i Lartësuar.

Ai i cili ka mangësi në namaz, duhet ta falë atë, të nxitojë për të, si dhe ta falë me xhemat.

Ai i cili merret me kamatë (rriba), duhet ta braktisë atë dhe të pendohet tek Allahu i Lartësuar.

Ai i cili nuk i respekton prindërit, duhet t’ja ketë frikën Allahut dhe të jetë bamirës ndaj prindërve të tij.

Ai i cili i ka ndërprerë lidhjet farefisnore, duhet t’ja ketë frikën Allahut dhe duhet t’i mbajë ato.

Ai i cili konsumon pije dehëse, duhet t’ja ketë frikën Allahut dhe duhet t’i braktisë ato, si dhe të pendohet tek Allahu!
Ai i cili i përgojon njerëzit, duhet të ketë kujdes nga kjo dhe duhet ta ruajë gjuhën e tij, si dhe t’ja ketë frikën Allahut të Lartësuar!”

| Mexh’mu-ul-Fetawa 3/111 |
Përktheu: B. Gjelaj