6 veprat që duhet ti shtojë muslimani në muajin e Ramazanit

0
507

Keto jane gjashte vepra qe duhet ti shtoj muslimani ne muajin e Ramazanit. Shtimi i leximit të Kuranit, shtimi i dhikrit, lutjeve tek Allahu, shtimi i faljes së namazave nafile dhe i dhënies lëmoshë

Sa i përket lutjes Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Tre personave Allahu nuk ua refuzon lutjen: agjëruesit derisa të bëjë iftar,[1] udhëheqësit të drejtë[2] dhe atij të cilit i është bërë padrejtësi, madje lutjen e tij (atij që i është bërë padrejtësi) e ngritë përmbi re dhe i hapen dyert e qiellit dhe Zoti thotë: “Pasha Madhërinë Time, Unë do të të ndihmoj ty qoftë dhe pas një kohe!”[3] Tirmidhiu dhe imam Ahmedi.

Ibn Abbasi radijAllahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka qenë njeriu më bujar (ndihmues e dorëdhënës). Mirëpo, kulmin e bujarisë së tij e ka arritur në muajin Ramazan, pasi e ka takuar Xhibrilin për t’ia mësuar (e përsëritur) Kuranin.” Buhariu dhe Muslimi. Pas kësaj, ai ka qenë edhe më bujar sesa para Ramazanit.

Kur themi se ai ka qenë njeriu më bujar këtu përfshihet çdo bujari e dhënie, dhe ne duhet të mundohemi ta pasojmë atë salAllahu alejhi ue selem.

Bujaria e tij mbledh të gjitha llojet e bujarisë: dhënia dije, ndihmë fizike, dhënie e pasurisë (lëmoshë, ushqim ndaj të varfërve) etj. Të gjitha këto i bën për ta ngritur lartë fenë e Allahut. Kështu ka vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, duke i bërë këto me qëllimin që të ngritët lart feja e Allahut, që të udhëzohen njerëzit dhe që t’u afrojë dobi me çdo rrugë e mënyrë. Të tillë duhet të jemi edhe ne.

Ashtu siç bujaria e mirësia e tij salAllahu alejhi ue selem është shumëfishuar në muajin Ramazan, për shkak të pozitës së lartë të këtij muaji tek Allahu dhe se në të shumëfishohen shpërblimet, po të tillë duhet të jemi edhe ne duke u dalluar nga muajt e tjerë në të qenit bujarë, ndihmues e dobiprurës ndaj të tjerëve në mënyrë që ata të kryejnë adhurimet ndaj Allahut në mënyrën më të lehtë.

Njeriu është mirë që të bëjë bashkë mes agjërimit dhe dhënies ushqim ndaj të varfërve, sepse këto janë shkaqe të hyrjes në xhenet. Tregon Ebu Hurejra radijAllahu anhu se një ditë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë (kjo jashtë Ramazanit): “Kush prej jush është zgjuar duke qenë agjërueshëm?” Ebu Bekri ka thënë: “Unë.” –“Kush prej jush ka përcjellë sot një xhenaze derisa është varrosur?” Ebu Bekri ka thënë: “Unë.” –“Kush prej jush sot e ka ushqyer një të varfër?” Ebu Bekri ka thënë: “Unë.” –“Kush prej jush sot ka vizituar një të sëmurë?” Ebu Bekri ka thënë: “Unë.” Ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Kur këto bëhen bashkë te dikush, ai veçse do të hyjë në xhenet.” Muslimi.

[1] Gjatë ditës së adhurimit, kurdo që bën lutje, Allahu nuk ia refuzon atë.

[2] Këtu hyn çdokush që ka përgjegjësi, si: udhëheqësi i shtetit, i familjes etj.

[3] Gjithsesi do ta ndihmojë, qoftë dhe pas një kohe, Allahu betohet se do ta ndihmojë, do t’i pranojë lutjen dhe do të bëjë që ai të ngadhënjejë.