Kënaqësia shpirtërore, apo ajo materiale?

0
15
Kënaqësia shpirtërore, apo ajo materiale?✍
Kënaqësia e njeriut të arsyeshëm është në aftësinë për të dalluar të drejtën nga e gabuara, kënaqësia e dijetarit është në dijen e tij, e urtit në mençurinë e tij, dhe e përkushtuarit ndaj Zotit është në përpjekjet për hir të Tij —.
Të gjitha këto janë kënaqësi më të mëdha sesa ajo që përjeton një njeri duke ngrënë, duke pirë, duke kryer marrëdhënie, duke fituar apo duke u argëtuar.
Dëshmia për këtë është se njeriu i mençur, dijetari dhe ai që punon për Zotin i ndjejnë këto kënaqësi ashtu siç i ndien ai që është zhytur në to dhe rend pas tyre, por megjithatë i lënë dhe i braktisin duke preferuar kërkimin e virtyteve.
Në të vërtetë, vetëm ai që i njeh të dyja mund të gjykojë për to, jo ai që njeh njërën dhe nuk njeh tjetrën.
▪️Shkëputur nga libri “Mudeuat en-Nufus” (Mjekimi i Shpirtrave), Ibn Hazm –Allahu i mëshiroftë-.

Dr. Abdullah Nabolli