✨Kënaqësia e adhurimeve✍️
▪️Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thotë:
《E kam dëgjuar Shejhun e Islamit Ibn Tejmije duke thënë: Në Dynja ka një Xhenet, në të cilin kush nuk futet, nuk ka për tu futur në Xhenetin e Ahiretit》
▪️Shih librin Medarixh Es-Salikin: 1/452.
♦️Sqarime
➖Xheneti për të cilin bën fjalë Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije është kënaqësia e adhurimeve sepse adhurimet lënë në shpirtin e robit një lloj ndjesie që e bën njeriun të ndjehet si në Xhenet. Sa më përkushtim dhe sinqeritet të ketë njeriu në adhurime, aq më e dukshme dhe e fortë do të jetë kjo ndjenjë.
♦️Dobitë e përfituara:
➖E para: Kënaqësia e adhurimeve është kënaqësia më e madhe në Dynja sepse çdo kënaqësie tjetër e saj nuk arrin sa njeriu ta ndjejë veten si në Xhenet.
➖E dyta: Kush nuk ka pjesë në adhurime nuk ka pjesë në Xhenet, sepse Xheneti është vendi i robërve të nënshtruar të Allahut dhe kush nuk i nënshtrohet Atij nuk ka pjesë në Xhenet.
➖E treta: Prej shenjave të pranimit të adhurimeve është shijimi i tyre prandaj kush nuk i shijon ato duhet të interesohet për kushtet e pranimit të punëve: sinqeriteti dhe kryerja e tyre sipas Sunetit Profetik.
Dr. Abdullah Nabolli