Hasrat mbi të cilat flinte Profeti – alejhi selam

0
16

▪️Hasrat mbi të cilat flinte Profeti – alejhi selam – ✍️

➖Umer bin el-Hattabi – radijallahu anhu – tregon:
“Hyra te Profeti – alejhi selam – dhe e gjeta të shtrirë mbi një hasër. Nuk kishte asgjë mes tij dhe hasrës, dhe nën kokë kishte një jastëk prej lëkure të mbushur me lif (një lloj pushi që merret nga palmat). Pranë këmbëve të tij ishte një vegël për të regjur, ndërsa mbi kokë disa lëkura të varura. Vura re shenjat e hasrës në trupin e tij dhe fillova të qaj.
Atëherë Profeti – alejhi selam – më tha: ‘Pse po qan?’
I thashë: ‘Kisra dhe Kajseri kanë gjithë atë pasuri, kurse ti je i Dërguari i Allahut?!’
Profeti – alejhi selam – më tha: ‘A nuk je i kënaqur që për ta është dynjaja, e për ne është ahireti?!’”
E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Dr. Abdullah Nabolli