Kur u pyet Profeti (Paqja qoftë mbi të!) për vlerën e agjërimit
të Ditës së Arafatit,
tha: “I shlyen gjynahet e vitit të kaluar dhe të këtij viti.”
E transmeton Muslimi.
Kjo thënie profetike tregon për vlerën e agjërimit të Ditës së Arafatit,
dhe se agjërimi i asaj dite ka si shpërblim tek Allahu faljen e gjynaheve të dy viteve.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë:
“Dita e vitit të cilën më së shumti kam dëshirë ta agjëroj
është Dita e Arafatit.”
E transmeton Ibën ebi Shejbeh
Duhet theksuar se agjërimi i Ditës së Arafatit është i pëlqyeshem
për ata që nuk janë duke kryer haxhin,
ndërsa për ata që janë duke kryer haxhin, nuk është e pëlqyeshme që të agjërojnë.
Perkundrazi, për ata është mirë që të mos agjërojnë pasi kështu ka vepruar i Dërguari i Allahut (Paqja aoftë mbi të!), dhe po ashtu kanë vepruar dhe khalifët e drejtë që erdhën pas tij.