Dallimi mes punëve te dynjasë dhe te punëve te ahiretit.

0
17
Dallimi mes punëve te dynjasë dhe te punëve te ahiretit.✍
▪️Ibn Hazmi -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Nëse i vëzhgon me vëmendje të gjitha çështjet e kësaj bote, ato do të të duken të pavlera, dhe do të arrish në përfundimin se çdo gjendje në dynja është e destinuar të zhduket e të tretet. E vetmja gjë që mbetet është vepra për botën tjetër (Ahiretin).
Kjo, sepse çdo dëshirë që arrihet, në fund sjell mërzi: ose ajo do të largohet prej teje, ose ti do të largohesh prej saj — njëra nga këto është e pashmangshme.
Përjashtim bëjnë vetëm veprat për Ahiretin, të cilat gjithmonë përfundojnë me gëzim: qoftë si gëzim i menjëhershëm në këtë botë, qoftë si gëzim i vonuar në botën tjetër.
Në këtë botë, këto vepra pakësojnë shqetësimet që rëndojnë njerëzit dhe sjellin respekt si nga miqtë ashtu edhe nga armiqtë. Ndërsa në botën tjetër, shpërblimi i tyre është Xheneti.
▪️Shkëputur nga libri “Mudeuat en-Nufus”, Mjekimi i Shpirtrave, Ibn Hazm -Allahu i mëshiroftë-.
Dr. Abdullah Nabolli