■Pyetje: A lejohet sexhdja e leximit të Kuranit për femrën me perioda?
■Përgjigje: Lejohet, sepse abdesi nuk është kusht veçse për namaz, ndërsa për punë të tjera si dhikri është i pëlqyeshëm.
Profeti -alejhi selam- nuk ia ka kthyer selamin Muhaxhir bin Munkidhit -radiallahu anhu- derisa mori abdes dhe pastaj i tha: “Nuk e pëlqeva ta përmend Allahun veçse i pastruar”
E transmeton Ebu Daudi, Ibn Maxhe etj dhe e saktëson Shejh Albani.
Fjala e Profetit -alejhi selam- “Nuk e pëlqeva” tregon se abdesi për veprime të tjera është i pëlqyeshëm dhe jo detyrë. Ky është mendimi me i saktë i dijetarëve dhe sipas tij i lejohet femrës me perioda te lexojë Kuran dhe po ashtu dhe çdo punë tjetër që konsiderohet dhikr, përveç namazit dhe tavafit.
Dr. Abdullah Nabolli