📜 A e dini pse muaji Dhu’l-Ki’de është nga muajt e shenjtë? Dhe pse mëkatet në muajt e shenjtë janë më të rënda se në muajt e tjerë?
✍ Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) thotë:
Këta katër muaj të shenjtë i ka sqaruar Profeti (paqja qoftë mbi të) se tre prej tyre vijnë radhazi dhe një i ndarë.
Tre muajt radhazi janë: Dhu’l-Ki’de, Dhu’l-Hixhe dhe Muharrem.
Ndërsa i ndari është Rrexhebi, prandaj disa njerëz e quajnë “Rrexhebi i vetmuar”, sepse qëndron i ndarë nga tre të tjerët.
Këta muaj janë bërë të shenjtë sepse njerëzit gjatë tyre synojnë Shtëpinë e Allahut (Qaben):
Dhu’l-Ki’den për udhëtimin drejt Mekës dhe Muharremin për kthimin në vendet e tyre.
Ndërsa Dhu’l-Hixhen për kryerjen e riteve të haxhit.
Për këtë arsye ata janë bërë muaj të shenjtë në të cilët ndalohet lufta dhe theksohet kujdesi për të mos i bërë padrejtësi vetes.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Mos i bëni padrejtësi vetes tuaj në to!” (Et-Teube: 36)
A e dini pse janë bërë të shenjtë?
Sepse njerëzit shkojnë për haxh dhe umre, dhe këto udhëtime kërkojnë kohë për të shkuar, për të qëndruar dhe për t’u kthyer.
Muaji para Dhu’l-Hixhes është për udhëtim, Dhu’l-Hixhe për kryerjen e riteve, dhe Muharremin për kthim.
Këto tre muaj janë shpallur të shenjtë që njerëzit të kenë siguri gjatë udhëtimit.
Aq sa edhe nëse dikusj sheh vrasësin e babait të tij gjatë këtyre muajve, ai nuk guxon ta vrasë atë❗️
📚 “Lika el-Bab el-Meftuh”, ligjërata nr. 58.