Cfare veprash te mira te bejme ne 10 ditet e para te muajit Dhul hixhe
1. Kryerja e haxhit dhe umres.
Ka thene Profeti (alejhi selam):
“Umra nga umra shlyen mekatet midis tyre dhe per haxhin e pranuar nuk ka shperblim tjeter pervec xhenetit.” Buhariu dhe Muslimi
2.Agjerimi i ketyre dhjete diteve apo i disave prej tyre sipas mundesise. Ne menyre te vecante agjerimi i dites se Arafatit.
Ka thene Profeti (alejhi selam)
“E konsideroj agjerimin e dites se Arafatit shlyerese te mekateve te vitit te kaluar dhe atij me pas.” Muslimi
3.Tekbiri dhe dhikri ne keto dite.
Ka thene Profeti alejhi selam:
“Shtojini ne to (10 ditet e para te dhul hixhes) tehlilin (la ilahe ill all llah), tekbirin dhe tehmidin (elhamdulilah).” Ahmedi
Percjell Buhariu se Ibn Umeri dhe Ebu Hurejra ne keto 10 dite shkonin ne treg, benin tekbira dhe bashke me ta benin edhe njerezit. Gjithashtu edhe dijetaret e tabiineve thonin ne keto dite: Allahu ekber,Allahu ekber, lailahe ill all llah, ue Allahu ekber, Allahu ekber ue lil lahi el hamd. Eshte e pelqyer ngritja e zerit me tekbirat ne tregje,rruge,xhamija etj.
4.Pendimi dhe largimi nga te gjitha mekatet ne menyre qe te fitosh faljen dhe meshiren e Allahut.
Mekatet jane shkak i largimit nga meshira e Allahut, ndersa veprat e mira shkak i afrimit dhe fitimit te dashurise se Tij. Ka thene Profeti alejhi selam:
“Allahu xhelozon dhe xhelozija e Allahut eshte kur njeriu vepron ate qe Allahu e ka ndaluar.”
Buhariu dhe Muslimi.
5.Shtimi i veprave te mira.
Psh. Namazet nafile, sadakaja, leximi i Kuranit, keshilla per te mire dhe ndalimi nga e keqja etj. Vepra e mire ne keto dite eshte me e dashur tek Allahu se ne ditet e tjera.
6. Ligjesohet ne keto 10 dite tekbiri ne menyre te pergjithshme, pra ne cdo kohe, naten dhe diten deri ne namazin e Bajramit. Gjithashtu ligjesohet berja e tekbirit edhe pas farzeve qe falen me xhemat por kjo fillon me mengjesin e dites se Arafatit, ndersa per ata qe jane ne haxh me namazin e drekes ne diten e Kurbanit duke vazhduar deri ne diten e fundit te diteve te Teshrikut (11, 12, 13 Dhul hixhe)
7. Berja e Kurbanit ne diten e Bajramit apo 3 ditet pas tij (ditet e teshrikut).
Eshte saktesuar nga Profeti alejhi selam se ka bere kurban dy deshe laraman me brinj te cilet i theri me doren e tij duke thene “Bismilah” dhe Allahu ekber” dhe duke e vendosur kemben e tij mbi anet e tyre. Buhariu dhe muslimi.
8. Mosprerja e thonjve dhe heqjes se qimeve ne keto 10 dite per ate qe do te beje Kurban.
Ka thene Profeti alejhi selam:
“Kur te shihni henen e dhul hixhes dhe dikush prej jush do qe te beje kurban, atehere te mos heqe floket dhe thonjte e tij derisa te beje kurban.” Muslimi
Ndalimi ne kete hadith perfshin vetem ate i cili do te beje kurbanin dhe jo bashkeshorten apo femijet e tij. Lejohet larja dhe ferkimi i kokes edhe nese kjo shkakton renien e qimeve.
9. Kerkohet nga muslimani dhe muslimanja qe keto 10 dite ti mbushe dhe ti shfrytezoje me bindje ndaj Allahut, dhiker, veprim te vaxhibeve dhe largim nga mekatet ne menyre qe te fitoje kenaqesine e Allahut