Dhikri më i dashur

0
15

Dhikri më i dashur ✍

▪️Profeti alejhi selam ka thënë:
«Fjalët më të dashura për Allahun janë katër: Subhanallah, El-Hamdulilah, La ilahe ila Allah dhe Allahu Ekber. Nuk ka pengesë të fillosh me cilën të duash prej tyre».
➖E përcjell Semura bin Xhundub -radiallahu anhu- dhe e shënon Muslimi.

♦️Shpjegime

➖“Subhanallah” do të thotë “I lartësuar është Allahu” dhe është lartësim për Allahun nga mangësitë dhe të ultat të cilat nuk i shkojnë përshtat Atij si ortakëria, vartësia, zullumi injoranca, shkujdesja, nevoja, pabesia etj.

➖“El-Hamdulilah” do të thotë “Lavdia i takon Allahut” dhe është lavdërim për Allahun për virtytet e Tij larta dhe mirësitë e tij të shumta.

➖“La ilahe ila Allah” do të thotë “Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut” dhe është njësim i adhurimit për ta dalluar Atë nga çfarë veprojnë me injorancë shumë prej njerëzve dhe xhindeve.

➖Allahu Ekber do të thotë “Allahu është më i madhi” dhe është madhërim për Allahun për ta dalluar atë nga çdo kush që posedon ndonjë nuancë madhështie prej krijesave të Tij.

♦️Pse këto fjalë janë dhikri më i dashur?
▪︎E para: Bashkojnë mes: lartësimit, lavdërimit, njësimit të adhurimit dhe madhërimit dhe këto janë bazat e dhikrit.
▪︎E dyta: Përmbajnë njëra-tjetrën në domethënie apo rezulton prej secilës prej tyre domethënia e tjetrës dhe prandaj
Profeti alejhi selam thotë: Nuk ka pengesë të fillosh me cilën të duash prej tyre.
▪︎E treta: Përfshijnë dhikrin e melaikeve siç ka ardhur në hadith: «Është pyetur Profeti alejhi selam cilat janë fjalët më të mira? Ai ka thënë: Ato me të cilat Allahu i ka zgjedhur melaiket, Subhanallahi ue bihamdihi!» E transmeton Muslimi.
▪︎E katërta: Përfshijnë deklaratat e profetëve në çdo vend dhe në çdo kohë sepse nuk ka pas profet veçse ka thënë: La ilahe ila Allah dhe Allahu Ekber.

Dr.Abdullah Nabolli

Subscribe