Besimi në Allahun e Lartmadhëruar

0
17
Besimi në Allahun e Lartmadhëruar
♦️Dije se njohja e Allahut të Madhëruar, besimi në Të, adhurimi i Tij dhe pranimi i gjithçkaje që ka ardhur prej Tij, janë ndër detyrat më të rëndësishme që myslimani duhet t’i mësojë, t’i kuptojë dhe t’i përvetësojë.
♦️Ai që nuk e njeh Allahun – Krijuesin, Poseduesin dhe Kujdestarin e tij – jeton në këtë botë si kafsha: ha, pi, fle, zgjohet e vazhdon jetën, derisa i vjen fundi, pa e ditur pse u krijua dhe si jetoi.
♦️Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Ata që mohojnë, kënaqen në këtë botë dhe hanë siç hanë bagëtitë, dhe në botën tjetër do të kenë Zjarrin si vendstrehim.” Surja Muhamed: 12.
♦️Këta njerëz me veprat e tyre shkatërrojnë dhe bëjnë dëm në tokë, sepse nuk njohin të mirën, nuk dallojnë të keqen, nuk e dinë çfarë e zemëron Allahun dhe nuk e mendojnë se çfarë e kënaq Atë.