Askujt nuk i lejohet që të thotë se kush do të hyjë në Xhenet apo në Xhehenem!

0
1415

Kur jemi tek çështja për të dëshmuar se një person do të hyjë në Xhehenem apo në Xhenet, themi se nuk i lejohet askujt që ta bëjë këtë pa ndonjë dëshmi autentike që e sugjeron këtë. Shembull i kësaj janë dhjetë sahabët të cilët Profeti salallahu alejhi ue selem i përgëzoi me Xhenet.

Disa thonë se është e lejuar për të dëshmuar për ata që janë lavdëruar së tepërmi nga umeti. Shembull i kësaj janë Umer bin Abdil-Aziz – Allahu e mëshiroftë! – dhe të tjerët. Disa nga Selefët kanë thënë: “Është e ndaluar për të dëshmuar se ndonjë njeri tjetër përveç të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem do të hyjë në Xhenet.”

Ali bin el-Medini madje edhe ka debatuar me Imam Ahmedin lidhur me këtë temë.

Ai tha: “Unë them se ata do të hyjnë në Xhenet në formë të përgjithshme, por unë nuk e dëshmoj këtë për ndonjë individ të caktuar.”

Imam Ahmedi ia ktheu: “Kur ti thua se dikush me këto cilësi do të hyjë në Xhenet, ti gjithashtu ke dëshmuar se personi i caktuar do të hyjë në Xhenet.”

Arsyeja për të deklaruar në lidhje me hyrjen e ndonjë personi në Xhenet është frika për përfundimin e tij. Pavarësisht nga kjo ne shpresojmë më të mirën për personin e mirë dhe frikësohemi për mëkatarin.”

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/409-410)

p.m.