Veprat e mira
Çdo njëri prej nesh dëshiron të kryej vepra të mira, por shpesh i kërkojmë ato larg nesh, ndërkohë që ato janë aq afër dhe të pa numërta në përditshmërinë tonë.
Edhe kur ne jemi në shtëpitë tona, mund të kryejmë me qindra “vepra të mira” duke shtuar kështu bilancin e veprave të mira çdo ditë.
1- Të sigurohesh që ta mbyllësh derën në heshtje në mënyrë që të mos zgjohen ata që janë në gjumë, është “një vepër e mirë”.
2- Nëse gjen që ushqimi është i pambuluar, ta mbulosh atë në mënyrë që të jetë sa më i ruajtur për familjarët, është “një vepër e mirë”.
3- Dëgjimi i një bisede të mërzitshme e cila e bën folësin të ndihet mirë, është “një vepër e mirë”.
4- Të flasësh ëmbël kur përgjigjesh në telefon, është një “vepër e mirë”
5- Buzëqeshja ndaj një fëmije dhe përkëdhelja e kokë së tij, është “një vepër e mirë”.
6- Të mbyllësh atë që hape, të ngresh atë që të bie, të ndreqësh atë që ke prishur, të pastrosh atë që ke bërë pis dhe ta lësh vendin më mirë se sa ishte, është “një vepër e mirë”.
7- Kur të ngresh telefonin të japësh selam e të thuash: përshëndetje vëlla, përshëndetje motër, përshëndetje nënë, baba, hallë, xhaxha dhe interesimi për gjendjen e tyre, është “një vepër e mirë”.
8- Nëse keni konsumuar një lëng dhe e mbani kanaçen me vete derisa ta hidhni te koshi më i afërt, është “një vepër e mirë”.
9- Diçka që të ka bërë dobi në jetën tënde, ndaj e publikon që dobia të përhapet, është “një vepër e mirë”.
10- Fshehja e një të metë që e has te dikush, është “një vepër e mirë”.
11- Të ndihmosh një kafshë të dobët, është “një vepër e mirë”.
Veprat e mira na rrethojnë kudo.
Dr. Bledar haxhiu