🔹 Vdekja e Shejhul-Islam Ibn Tejmijes dhe varrimi i tij, Allahu e mëshiroftë!
✍ Hafiz Umer bin Ali el-Bezzar, Allahu e mëshiroftë, tregon dhe thotë:
“Sapo dëgjuan njerëzit për vdekjen e tij, nuk mbeti asnjë person në Damask që të kishte mundësi të vinte për t’u falur për të dhe të mos kishte ardhur. Qyteti u përqendrua i tëri në këtë ngjarje, derisa tregjet u mbyllën dhe njerëzit ndërprenë punët e tyre. Humbja e tij ishte një fatkeqësi që i shkëputi njerëzit nga shumica e punëve dhe aktiviteteve të tyre. Dolën princat, paria, dijetarët, juristët, turqit, ushtarët, burrat, gratë dhe fëmijët, qofshin ata me pozitë apo të zakonshëm.
Është thënë se nuk mbeti pa dalë askush nga njerëzit, përveç tre personave, të cilët ishin të njohur për armiqësinë e tyre ndaj tij dhe u fshehën nga frika për jetën e tyre, duke menduar se nëse do të dilnin, njerëzit do t’i godisnin me gurë dhe do t’i vrisnin.
Trupi i tij, Allahu e mëshiroftë, u la dhe u qefinos…
Më tej thotë:
Xhenazja e tij u çua në xhaminë e madhe Emevite në Damask, duke menduar se ajo mund të përballonte numrin e madh të njerëzve, por shumë prej tyre mbetën jashtë xhamisë. U fal xhenazja për të në xhami dhe më pas trupi i tij u mbajt në duar nga të mëdhenjtë dhe fisnikët, duke përfshirë të gjithë ata që patën fatin të jenë aty, derisa u çua jashtë Damaskut.
Ai u vendos në një vend të hapur me hapësirë të madhe, që njerëzit e tjerë të falnin xhenazen.
Një prej tyre tha: “Unë isha ndër ata që u fala për të në xhami dhe më pas u ngjita në një vend nga ku mund të shihja vendin ku po falej xhenazja jashtë Damaskut. Desha të shihja turmën e madhe dhe vështrova majtas e djathtas, por nuk arrita të shoh fundin e saj. Njerëzit kishin mbushur të gjithë atë hapësirë.”
Të pranishmit në atë ditë vlerësuan se numri i atyre që morën pjesë kalonte 500,000 njerëz.
Historianët dhe të diturit thanë se nuk është dëgjuar ndonjë xhenaze me kaq shumë pjesëmarrës, përveç asaj të Imam Ahmed ibn Hanbelit, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Më pas, trupi i tij u çua në varrin e tij.
Shemsudin el-Uezir, që nuk kishte qenë më parë i pranishëm, arriti dhe fali xhenazen për të, bashkë me princat dhe fisnikët e tjerë që ishin aty.
Dhe nuk është parë për një varrim tjetër ajo që është parë për varrimin e tij, nga dinjiteti, madhështia, hijeshia, respekti dhe nderimi i madh që i treguan njerëzit. Ata e madhëruan çështjen e tij dhe e lavdëruan për atë që kishte prej dijes, veprave, asketizmit, adhurimit, largimit nga kënaqësitë e kësaj bote dhe përkushtimit për botën tjetër, varfërisë, altruizmit, bujarisë, virtytit, durimit, qëndrueshmërisë, guximit, largpamësisë, vendosmërisë, të thënët hapur të së vërtetës, ashpërsisë ndaj armiqve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ndaj atyre që devijonin nga feja, dhe për ndihmën ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij, fesë së Tij dhe ndjekësve të saj.
Ai tregoi përulësi ndaj miqve të Allahut, modesti dhe respekt për ta, duke i nderuar dhe vlerësuar ata, pa i dhënë rëndësi kësaj bote, zbukurimeve të saj, kënaqësive dhe luksit të saj. Ai shfaqte një dëshirë të madhe për botën tjetër dhe vazhdonte pandërprerë të punonte për të, aq sa dëgjoje burra, gra dhe fëmijë që flisnin për të dhe e lavdëronin për atë që dinin rreth tij.
Ai u varros atë ditë dhe njerëzit vazhduan të vinin tek varri i tij për tu falur dhe lutur për të, duke ardhur nga fshatra, qytete dhe vende të tjera, këmbësorë apo me mjete udhëtimi.
Lajmi për vdekjen e tij u përhap, dhe në çdo vend që arriti, u fal namazi i xhenazes nëpër xhami e tubime, veçanërisht në Egjipt, Sham, Irak, Tabriz, Basra dhe vendet përreth.
📚 (Burimi: “El-A‘lam el-‘Alijjeh fi Menaqib Ibn Tejmijjeh”)
Përktheu: Mirandi Shehaj