Të lutem, ma shkruaj tërë dijen.

Përcillet se një burrë i shkroi Ibn Umerit:
Të lutem, ma shkruaj tërë dijen.

Ibn Umeri (radijallahu anhuma) u përgjigj:
“Dija është e gjerë, por një gjë ngulite mirë:

Bëj çmos që ta takosh Allahun pa qenë i ngarkuar me derdhje gjaku të njerëzve, të jetë barku yt i zbrazur nga pasuria e njerëzve ( e marrë padrejtësisht) dhe gjuha jote e përmbajtur nga nderi i tyre”.

(Dhehebiu në Sijer A’lem en-Nubela )

You may also like...