займ на карту онлайнкредит онлайн наличными

O Zot! Cili prej robërve të Tu konsiderohet më i devotshmi?”

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Musai e pyeti Zotin e tij, në lidhje me gjashtë cilësi, të cilat ai mendonte se ishin të veçanta vetëm për të, ndërsa cilësinë e shtatë Musai nuk e donte:

E pyeti: “O Zot! Cili prej robërve të Tu konsiderohet më i devotshmi?” Ai tha: “Ai, i cili më kujton e nuk më harron.”E pyeti: “Cili prej robërve të Tu është më i udhëzuari?

Tha: “Ai që e pason udhëzimin.”E pyeti: “Cili prej robërve të Tu është më i drejtë në gjykim? Tha: “Ai që gjykon për të tjerët, ashtu siç gjykon për veten e tij”E pyeti: “Cili prej robërve të Tu konsiderohet më i dituri? Tha: “Ai, i cili nuk ndihet i ngopur me diturinë, i mbledh njohuritë e njerëzve tek dija e tij.”

E pyeti: “Cili prej robërve të Tu është më krenari?” Tha: “Ai, i cili fal kur ka mundësi të marrë hak.”E pyeti: “Cili prej robërve të Tu është më i pasuri?”Tha: “Ai që kënaqet me atë që i është dhënë (furnizimi i Allahut).”
E pyeti: “Cili prej robërve të Tu është më i varfëri?”

Tha: “Njeriu që është i varfër në shpirtin e tij, ajo që i jepet i duket e pakët dhe kërkon më shumë.”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Pasuria nuk është ajo që duket, por pasuria (e vërtetë) është pasuria e shpirtit, e nëse Allahu i do të mirën robit, e bën të pasur në shpirtin e tij dhe ia vendos devotshmërinë ndaj Tij në zemrën e tij.

E nëse Allahu i do të keqen robit, ia vendos varfërinë përpara syve të tij (e bën të jetë gjithë kohës i trembur nga varfëria).”
(Silsiletu Sahiha: 3/350)

You may also like...