Mënyra e pastrimit të shtëpisë nga prezenca e shejtanëve

Pyetje: Nëse ndjen sikur apo je i sigurtë se në shtëpinë tënde ka prani të xhindëve,atëherë cfarë duhet të bësh?

Përgjigje:Lëvdatat dhe falënderimet i përkasin Allahut.Nëse ndjen që shtëpia është e banuar ose ka në të prezencë të shejtanëve, duke u bazuar në shikimin e pamjeve të cuditshme apo dëgjimin e zhurmave të cuditshme apo përmbysjen e gjendjes në shtëpi, atëherë duhet që të shtojë në të përmendjen e Allahut,madje ta ngrejë zërin me të gjatë natës dhe ditës në mënyrë që të dëbojë djajtë prej saj, vecanërisht ta bëjë këtë kur hyn në shtëpi,në cfarëdo kohe qoftë,duke u bazuar në hadithin që transmetohet tek Sahihu i Muslimit: “Kur njeriu dëshiron të hyjë në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun në hyrje dhe në fillimin e ngrënies,atehërë shejtani thotë:Për sot nuk keni as vend fjetjeje dhe as ushqim. Ndërsa kur hyn në shtëpi dhe nuk e përmend Allahun, atëherë shejtani thotë: E keni arritur vend fjetjen. E nqs nuk e përmend Allahun edhe në fillim të ushqimit atëherë ai thotë:E arritët për sonte vend fjetjen dhe ushqimin”.
Nga shkaqet më të mëdha me të cilat kërkohet ndihmë në raste të tilla është leximi i vazhdueshëm i sures Bekarah sepse ajo është që i dëbon shejtanët, duke u bazuar në fjalën e Profetit s.a : “Vërtetë shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet sureja Bekarah” (Transmeton Muslimi)
I duhet kushtuar rëndësi leximit të saj, e nëse nuk i lehtësohet dicka e tillë atëherë së paku ta dëgjojë atë të incizuar.
Gjithashtu nga shkaqet që dëbojnë shejatnët nga shtëpia është dhe thënia e tekbirit9Allahu ekber) në cepat e ndryshme të shtëpisë, ngritja e zërit me thërritjen e ezanit,sepse është përcjellë nga disa prej selefëve si dicka e pëlqyer,duke pasur parasysh se thënia e tekbirit ka një ndikim të hatashëm në dëbimin e shejtanëve,sic është saktësuar në hadithin e saktë që shejtani largohet nga xhamia kur dëgjon ezanin dhe ikamtein. Profeti s.a kur hyri në Qabe filloi të bënte tekbir në cepat e saj.
Nga mjetet e rëndësishme në dëbimin e shejtanëve nga shtëpia është dhe pastrimi i shtëpisë nga veprimet që nxiten nga shejtanët sic janë:veglat muzikore,shfaqja e fotografive apo skupturave,prezenca e qenit, duke u bazuar në atë që transmetohet në dy Sahihet se Profeti s.a ka thënë : “Engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi në të cilën ka qen apo fotografi”. Xhibrili s.a nuk pranoi të hynte në shtëpinë profetike sepse në të kishte një këlysh qeni nën shtratin e Profetit s.a , kur u lajmërua Profeti s.a për këtë, e nxori këlyshin menjëherë jashtë.Nëse shtëpitë pastrohen nga mëkatet dhe mbizotëron në to përmendja e Allahut,atëherë janë të pranishëm në të engjëjt dhe zbret në të bereqeti e mirësia,sepse engjëjt e duan përmendjen e Allahut,adhurimin dhe dëgjimin e së vërtetës.Nga shkaqet e dobishme –me lejen e Allahut- për dëbimin e shejtanëve është spërkatja me ujë në të cilin është tretur kripë e trashë,duke spërkatur pragjet e dyerve,qoshet e shtëpisë dhe murei tij, në mëngjes dhe në mbrëmje,vecanërisht në kohën e shpërndarjes së djajve në aksham.
Nga shkaqet që të dëbojnë shejtanët nga shtëpitë është falja e namazeve dhe kryerja e veprave të shumta në to,sepse nqs banorët e shtëpisë e braktisin namazin në shtëpi,ajo shtëpi është e destinuar të shkatërrohet dhe rrënohet, të jetë e boshatisur si varret,duke u shdnërruar në një vend të dashur për djajtë.Për këtë arsye Profeti s.a ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza” (Transmeton Muslimi)
Nga shkaqet që i dëbojnë shejtanët nga shtëpia është dhe mbajtja pastër,aromatizimi me erëra të mira dhe parfume të këndshëm,vecanërisht erërat me tymra(temjan) sepse shejtanët nga natyra e tyre i duan papastërtitë dhe erërat e këqija,strehohen në vende të ndyra dhe në të njëjtën kohë i urrejnë erërart e mira.
Për këtë arsye ka ardhur në Traditën Profetike ligjshmëria e kërkimit të mbrojtjes nga Allahu kundrejt djajve meshkuj dhe femra, para hyrjes në banjo, sic tregohet në hadithin e Enesit r.a i cili ka thënë: Profeti s.a kur donte të hynte në banjo thoshte: “o Allah, unë të kërkoj mbrojtje nga shejtanët femra dhe meshkuj” (Mut-tefekun alejhi)
Nëse i vepron të gjitha këto shkaqe të dobishme (me lejen e Allahut) dhe megjithatë nuk ka ndryshuar asgjë në gjendjen e shtëpisë, përkundrazi vazhdon të jetë e kuprueshme që xhindët janë prezentë në atë shtëpi duke mos u zhvendosur prej saj, madje vazhdon lëndimi në të, atëherë ndoshta zgjedhja më e mirë dhe më e sigurtë për fëmijët e tu është që të transferohesh nga ajo shtëpi dhe të banosh diku tjetër, sepse ajo shtëpi nuk është fatlume për të banuar në të,ndaj dhe preferohet nga besimtari që të clirohet nga ajo shtëpi që nuk është fatlume, sic është transmetuar në hadith: “Nëse ka mungesë fati në dicka atehërë kjo ndodh në tre gjëra: Në lidhje me kalin(mjetin udhëtues), në lidhje me gruan dhe në lidhje me shtëpinë(vendbanimin)”. (Mut-tefekun alejhi).
Allahu e di më së miri,salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Khalid bin Su`ud el Bulejhid

Përktheu: Shuajb Rexha

You may also like...