Lutja qe bente profeti alejhi selam kur dilte nga shtepia

Umu Selemeh radijallahu anha ka thënë:
E kam parë Profetin salallahu alejhi ue selem sa herë që dilte nga shtëpia ime, e ngrinte shikimin drejt qiellit dhe lutej:
“O Allah! Të kërkoj të më mbrosh që të mos jem i humbur apo të më bëjnë të humbur!
Të kërkoj të më mbrosh nga rrëshqitja në gabim apo tërheqja prej dikujt tjetër në gabim!
Të kërkoj të më mbrosh nga bërja padrejtësi dikujt apo që dikush të më bëjë padrejtësi!
Të kërkoj të më mbrosh nga sjellja e padenjë (prej injoranti) ndaj ndokujt, dhe nga sjellja e padenjë (prej injoranti) e dikujt ndaj meje”.

Allahum-me in-nij eudhu bike en edil-le eu udal
En ezil-le eu uzel
En edhlime eu udhlem
En exh-hele eu juxh-hele alej-je

You may also like...