Ji i sigurtë për këtë që të thashë

Imam Dhehebiu në Sijer 22/368 shkruan: Ibn Hilali tregon: Kam qëndruar disa herë tek Ebul Xhenab Ahmed bin Omer el Hauarizmi në vetminë (halven) e tij dhe kam parë gjëra të çuditshme, madje dëgjoja zëra që më flisnin fjalë të mira.

Pas këtyre fjalëve imam Dhehebiu thotë: Nuk ekziston asgjë prej atyre zêrave që të kanë folur në vetminë tênde, ndërkohë që jetoje në një uri të tejskajshme.

Përkundrazi ato janë pëshpëritjet e trurit i cili reagon nga lodhja dhe shqetësimi duke mbetur i goditur si ai që rënkon nga zemra dhe është mbuluar nga temperatura dhe humbja e vetëdijes. Ji i sigurtë për këtë që të thashë dhe adhuroje Allahun përmes suneteve të sakta që të shpëtosh!

You may also like...